• |
ide | kryesore

Jenna tregon arsyen e ndarjes nga Channing

Paparazzi, Slider



Lajmin për prishjen e marrëdhënies së tyre e dha vetë çifti, nëpërmjet një postimi të përbashkët në rrjetet sociale. Fill pas kësaj, mediat rozë filluan të shkruanin se arsyet e ndarjes së Jenna Dewan dhe Channing Tatum, vinin si pasojë e këtij të fundit, i cili konsumon shumë alkool dhe kishte nisur flirtimin me të tjera femra.

Jenna ka vendosur të reagojë pas thashethemeve të kësaj natyre. Deklarata e saj zyrtare dhënë për Daily Mail, sqaron gjithçka. “Jam e lumtur të shpjegoj se asnjë nga këto thashetheme nuk është i vërtetë. Arsyeja pse deklarata jonë paraprake ishte aq pozitive është se kështu qendron e vërteta”, ka thënë Dewan, duke hedhur poshtë të gjitha zërat për të kundërtën. Jenna dhe Dewan shpjeguan para pak ditësh se ndarja po ndodhte në mënyrë të paqtë dhe se ende kishin dashuri për njëri-tjetrin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *