• |
ide | kryesore

“Off guard” i Elvana Gjatës në krye të klasifikimeve

Paparazzi, Slider



Pak ditë më parë ajo publikoi bashkëpunimin më interesant dhe të veçant me reperin e njohur amerikan, Ty Dolla Sign, duke e cilësuar “Off Guard”  hitin e kësaj vere.  Elvana Gjata po zhvillon karrierën e saj përtej kontinentit dhe sukseset e saj po arrijnë nivele të reja.

Duke u bërë pjesë e albumit me artistë të famshëm në Amerikë e botë, Elvana po kryeson listat me bashkëpunimet e saj të njëpasnjëshme. Këtë gjë e ka bërë publike edhe menaxheri i saj Poo Bear, i cili tregon se ajo po arrin majat shumë shpejt.

Elvana po punon me projekte të reja, të cilat janë të projektuara në nivel ndërkombëtar dhe si të tilla do të kenë suksese të merituara. Ne jemi shumë të lumtur për të, bravo Elvana!



1 Comment

  1. Kte spo e degjojn dot bashkpuntoret qe bon kengen jo mo dynjaja!?Ik o elvana bej nja ca kurse anglishte nqs do me vazhdu andej,ose me mir ktheju tallavave neper amerik se boje me shum lek ashtu tu knu shqip hahahha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *