• |
ide | kryesore

Pse Tom Doshi u shpall “non grata” në SHBA, shkrimi i Wall Street Journal

Lajme, Të fundit



Pasi i ndaloi hyrjen në SHBA, deputetit Tom Doshi, ish-pjesë e grupit të PS-së, dhe familjes së tij, vjen reagimi i parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“The Wall Street Journal”, teksa raporton se Doshi bëhet kështu zyrtari i dytë, pasi ish kryeprokurorit Llalla, thekson se DASH e argumenton ketë me procedurat kundër korrupsionit.

Uashingtoni ka thënë se i ka ndaluar Tom Doshit dhe familjes së tij hyrjen në SHBA, në bazë të një ligji të vitit 2017 për zyrtarët për të cilët Departamenti i Shtetit “ka informacion të besueshëm” se ata ishin të përfshirë në korrupsion, ose në raste shkeljesh së të drejtave të njeriut.

Pretendimet për korrupsion lidhen me kohën që Doshi ka qenë pjesë e parlamentit, tha një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit përmes një emaili. Ajo nuk pranoi të jepte të tjera detaje, duke thënë në përgjithësi se korrupsioni shkakton kosto të konsiderueshme në ekonomi, shoqëri dhe në siguri. Duke sfiduar besimin në sundimin e ligjit, ajo dëmton interesat e SHBA-së për sigurinë kombëtare, ekonomike dhe të politikës së jashtme, si dhe ato të vendeve partnere, tha ajo.

Sipas mediave shqiptare, Doshi ka mohuar akuzat për korrupsion dhe konfirmoi që ka aplikuar për vizë në SHBA. Nga ana tjetër, Ambasada shqiptare në Uashington, D.C., nuk iu përgjigj një kërkesë për reagim.

Partia Socialiste e Shqipërisë e dëboi Doshin nga grupi i vet në vitin 2015. Ambasada e SHBA në Tiranë e mirëpriti këtë vendim në atë kohë, duke dhënë edhe një deklaratë ku thuhej se ai “dyshohej se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale”.

Para Doshit, iu ndalua hyrja në SHBA edhe ish-prokurorit të përgjithshëm shqiptar, Adriatik Llalla, gruas së tij dhe dy fëmijëve, duke cituar të njëjtin ligj të vitit 2017. Llalla kishte thënë në përgjigje të pyetjeve me email se nuk kishte dijeni për provat kundër tij, por fajësoi për këtë çështje një mosmarrëveshje me ambasadorin e SHBA në Tiranë.



2 Comments

  1. Nuk eshte fare ceshtja nese i hiqet viza Tom Doshit apo Maqo Lakrorit!
    Ceshtja eshte nese Tahiri do te behet numri 3 apo jo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *