• |
ide | kryesore

Një mëngjes i ëmbël ai i Kylie dhe Stormi-t (Video)

Paparazzi, Slider



Para disa ditësh Kylie Jenner u shfaq në Coachella dhe të gjithë e kryqëzuan. Komentuesit e gjykuan si një mama të papërgjegjshme, që kishte shkuar në Coachella dhe e kishte lënë vajzën e saj të vogël në shtëpi. Por Kylie di si t`ua mbyllë gojën të gjithëve dhe me postimin që ka bërë së fundmi ka vërtetuar që është një nënë e përkushtuar dhe kalon shumë kohë me vajzën e saj.

Kylie ka postuar në Snapchat një video të saj dhe vogëlushes Stormi, e cila duket e përgjumur, por shumë e qeshur. “Vogëlushja ime e lumtur”, -shkruan Kylie në videon që ka ndarë me ndjekësit. Ajo ka ndarë edhe një foto ku ajo sapo është zgjuar, kurse Stormi fle ne krahët e saj dhe shkruan: “Flokët tanë janë një rrëmujë e vërtetë, por…”.

Një mëngjes shumë i ëmbël për Kylie-n, e cila është shfaqur pa grim në këto postime dhe ka marrë komplimenta të shumta nga fansat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *