• |
ide | kryesore

Rihanna i thotë lamtumirë Amerikës

Paparazzi, Slider
rihanna.jpg



Do t’i thotë “lamtumirë” Amerikës, për të ardhur në kontinentin Evropian! Rihanna thuhet se po planifikon të blejë një shtëpi në Paris, për të qenë më afër me të dashurin e saj miliarderin, Hassan Jameel!

“Hassan urren Los Angeles, kështu që Rihanna ka udhëtuar vazhdimisht në Evropë për ta takuar”, ka thënë një burim për revistën OK! , duke shtuar se Rihanna po jeton më e qetë në Francë.

“Ata mund të kenë një jetë më normale atje, pa patur ndërhyrje nga fansat dhe paparacët”, shtoi burimi.

Revista shkruan gjithashtu se RiRi po shpenzon kohë edhe me punën e saj të dizajnit me Puma-n, e cila ka selinë në Gjermani.

“Është një ide e mrekullueshme që ajo të vendoset në një nga kryeqytetet e modës në botë. Është një fitore e favorshme “, pranon burimi.

Megjithatë, Rihanna akoma nuk ka deklaruar asgjë për zhvendosjen e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *