• |
ide | kryesore

Gigi Hadid falje publike pas kritikave të fasnsave

Paparazzi, Slider



Ditën e kaluar modelja më e famshme Gigi Hadid, në industrinë e modelingut nuk mori pëlqime e as lavdërime, por kritika të ashpra së bashku me revistën prestigjose “Vogue Italia” , të cilët e kishin ndryshuar krejtësisht pamjen e saj me photoshop.

Në kopertinën e numrit të ri të muajit maj, 23-vjeçarja, u shfaq brune dhe me lëkurë shumë më të errët duke shkaktuar opinione raciste nga publiku.

Gigi Hadid e ka pasur të pamundur të injorojë komentet dhe kritikat për këtë arsye ka kërkuar ndjesë publike. Nëpërmjet një postimi në Instastories të Instagram-it të saj, modelja shfaqi një foto duke u larguar nga seti i xhirimeve ku binte në sy lyerja me locione nxirëse.

Ajo u shpreh se nuk është në dorën e saj modifikimi i këtyre fotove dhe se “Vogue Italia” nuk ka pasur asnjë qëllim të keq veçse krijimtarisë, megjithatë ajo kërkon ndjesë për të gjithë ata që u ofenduan dhe e panë të papërshtatshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *