• |
ide | kryesore

Publikohen fotot e para të princ Louis (FOTO)

Paparazzi, Slider



Vetëm pak ditë më parë ka ardhur në jetë fëmija i tretë mbretëror i Princ William dhe Kate Middleton. Ata kanë vendosur Prince Louis dhe sot kanë qarkulluar në media fotot e para të vogëlushit. Edhe pse janë shkrepur më përpara ata kanë vendosur ti publikojnë pikërisht sot.  Fotoja e Prince Louis me të motrën princesh Charlotte është thjesht e mrekullueshme, ajo duket duke e puthur në ballë vëllain e saj dhe nuk mund të publikohej një foto më e bukur se kaq. Ndërsa fotoja e dytë vogëlushi është i vetëm i veshur me të bardha  dhe ka një shikim si prej të rrituri.

Fotoja e parë është bërë më 26 prill, vetëm tre ditë pasi ai kishte ardhur në jetë, ndërsa fotoja e dytë është bërë më 2 maj për ditëlindjen e princeshës Charlotte.

Ka qenë vetë çifti mbretëror që ka vendosur ti publikojë fotot dhe të falenderojnë të gjithë ata që i uruan për ardhjen në jetë të djalit të tyre, fëmijës së tretë mbretëror.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *