• |
ide | kryesore

Qyteti më i mirë në botë për studentët, Londra…

Stil



Një studim i kompanisë Quacquarelli Symonds, e specializuar në të dhënat e edukimit të lartë, ka listuar Londrën si qytetin më të mirë në botë për studentët.

Renditja bazohet në disa faktorë si numri i universiteteve më të mira në një qytet, tregu i punës, diversiteti kulturor dhe kualiteti i jetës.

Sidoqoftë, Londra ka mbetur mbrapa në kategorinë e përballueshmërisë, pasi ky qytet ka koston e jetesës tepër të lartë.

Kompania në fjalë publikon çdo vit edhe renditjen e universiteteve më të mira në botë.

Krahasimet, të cilat përfshijnë pikëpamjet e 50,000 studentëve janë përpjekje për të përcaktuar disa nga përparësitë dhe të metat e qyteteve për studentët.

Në 10 vendet e para nuk gjendet asnjë qytet amerikan, krahasur me dy vende gjermane si Berlini dhe Mynihu.

Parisi, që për vite të tëra ka kryesur në listë, këtë vit gjendet i pesti në listë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *