• |
ide | kryesore

Panik në Tiranë, 25 vjeçari qëllon me pistoletë pas sherrit me disa persona

Lajme, Të fundit



Sherri mes disa të rinjve në Tiranë në zonën pranë “Pallatit me shigjeta”, ka përfunduar në të shtëna armësh mes dy personave, ku njëri ka qëlluar me armë në ajër. Fatmirësisht nuk pati të plagosur nga përplasja me armë, njoftoi policia.

“Rreth orës 21:08, në bulevardin “Bajram Curri”, dy shtetas janë konfliktuar me njëri – tjetrin dhe gjatë konfliktit kanë gjuajtur me armë zjarri në ajër. Shërbimet e policisë kanë shoqëruar njërin nga autorët e gjuajtjes shtetasin A. B., rreth 25 vjeç” thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *