• |
ide | kryesore

Rita Ora kujton sërish Aviciin,’E kam të vështirë të këndoj’

Paparazzi, Slider



Rita ka kujtuar përsëri Aviciin gjatë “Javës së Madhe”, një festival i organizuar nga “BBC Music”. Këngëtarja shqiptare dhe Tim Bergling (Avicii) i cili u gjend i vdekur më 20 prill, kanë bashkëpunuar me “Lonely Together”. Rita u shfaq në skenë ndërkohë në ekranin gjigand mbrapa shpinës së saj u shfaq një shkrim “Avicii 1989 – 2018”.

Rita ka falenderuar edhe të pranishmit duke i thënë:“Faleminderit që kënduat me mua, sepse është gjithmonë e vështirë ta këndoj vetëm prandaj më të vërtetë faleminderit!”Bashkëpunimi i Ritës me Avicii erdhi në vitin 2017 dhe hyri në dhjetëshen e këngëve më të mira në shumë vende si Australia, Belgjika, Republika Çeke, Hungaria, Irlanda, Lituania, Polonia, Skocia, Sllovakia,Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Në këtë festival morën pjesë edhe këngëtarë të tjerë si Taylor Swift, Shawn Mendes, Camila Cabello, Firence dhe Machines dhe Ed Sheeran.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *