• |
ide | kryesore

Fifi: Çiljetës i kam dhënë pak pikë në festival prandaj s’më flet

Paparazzi, Slider



Siç duket, Fifi nuk i ka dhënë shumë pikë “Hajmali”, këngës së Çiljetës në “Kënga Magjike” dhe kjo ka bërë që Çiljeta të mërzitet me të. Këtë episod, Fifi e ka treguar në “Tell-all” një rubrikë në “Gazetën Shqiptare”.

“Çiljeta është hidhëruar pak se i kam dhënë pak pikë tek ‘Kënga Magjike’. Më fal Çiljet nuk e kam bërë me qëllim. Çiljeta është njëra prej atyre që është indinjuar një cik kështu që unë dua ti kërkojë falje publikisht. Unë asnjëherë nuk kam dashur që të bëjë dikë të ndihet keq”- ka treguar Fifi. Dukshëm mes vajzave diçka është ftohur sepse edhe në rrjete sociale, Çiljeta ka vendosur të mos e ndjekë Fifin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *