• |
ide | kryesore

Pas lindjes Serena Williams rikthehet me fitore

Paparazzi, Slider



Serena Williams e ka nisur me fitore aventurën e saj në grand slemin e Roland Garros, duke mundur 2-0 polaken Krystina Pliskova (7-6, 6-4). Kjo ishte ndeshja e parë e tenistes amerikane në një grand slem pas 16 muajsh, që kur pat fituar grand slemin e Australian Open të vitit të kaluar. Dhe emocionet për ish-numrin 1 në botë kanë qenë të mëdha, që ka vuajtur disi në setin e parë të fituar në “tie break”, por në fund ia ka dalë mbanë të mposhtë rivalen.

Në turin e dytë ka avancuar një tjetër teniste që ka qenë numri 1, ajo gjermane Angelique Kerber, që mundi 2-0 (6-2, 6-3) Mona Barthel, ndërsa tenistja franceze Caroline Garcia eliminoi Wingwing Duan, duke fituar 2-0 (6-1, 6-0). Për shkak të errësirës, ndeshja e tenistes rumune Simona Halep, kryesuesja e renditjes botërore, është shtyrë për nesër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *