• |
ide | kryesore

John Cena, në krah të Jackie Chan për rolin e ri

Paparazzi, Slider



Mundësi i WWE i cili u shndërrua në aktor, John Cena, do të zëvendësojë Sylvester Stallone-n në një film të ri aksion të quajtur Ex-Baghdad, ku do të luajë në krah të Jackie Chan.

Ky film do të ishte hera e parë e Jackie Chan dhe e Sylvester Stallone së bashku në ekranin e madh, por ja që Stallone iku dhe Cena erdhi në vend të tij.Para disa kohësh ideja e zëvendësimit të Stallone-s me Cena-n dukej si çmenduri, por në këtë pikë, 16 herë fituesi i WWE është bërë komod me Hollywood-in dhe goxha i kërkuar.
Tashmë 41 vjeç, Cena mund të jetë i pari që pranon se koha e tij si një mundës aktiv po vjen duke u venitur, por e kundërta po ndodh me perspektivat e tij në botën e aktrimitCena në Hollywood si fillim bëri bujë me një rol të vogël në 2015-ën në komedinë e Amy Schumer “Trainwreck”. Pak pas kësaj performance, Cena u shfaq në komedinë e Will Ferrell dhe Mark Wahlberg “Daddy’s Home”, si dhe në komedinë e Tina Fey dhe Amy Poehler “Sisters”.Në 2017-ën, Cena mori një rol më serioz le të themi, në filmin dramatik të luftës “The Wall”. Ai shfaqet gjithashtu në ”Daddy’s Home 2”, si dhe bën zerin e demit që është personazh kryesor në filmin e animuar “Ferdinand”.

Këtë vit, mundësi ka patur rol kryesor në komedinë “Blockers” dhe pritet të luajë një rol të rëndësishëm në filmin e lidhur me Transformers “Bumblebee.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *