• |
ide | kryesore

Josh Brolin baba në moshën 50-vjeçare

Paparazzi, Slider



Josh Brolin ka edhe një arsye më tepër për të qenë i lumtur. Aktori Hollywood-ian po pret të bëhet sërish baba në moshën 50-vjeçare në saj të martesës me Kathryn Boyd.
Kështu së paku ka bërë të ditur ylli i kinematografisë amerikane duke publikuar një fotografi të bashkëshortes në profilin e tij në Instagram. “Ka një sherif të ri në qytet dhe ajo nuk është më e madhe se një patate e ëmbël”, ka shkruar ndër të tjerash në rrjetet sociale aktori duke bërë edhe një koment të ëmbël për fëmijët që pritet të vij në jetë së shpejti.
Theksojmë se Brolin dhe Boyd u martuan në shtator të vitit 2016. Ky është fëmija i tyre i parë së bashku, megjithëse Brolin ka një djalë, Trevorin 29-vjeçar si dhe vajzën 24 vjeçare, Eden, nga martesa e mëparshme me aktoren Alice Adair. Brolin aktualisht mund ta shohim në ekranet e mëdha të kinemave në saje të rolit të Cable në Deadpool 2.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *