• |
ide | kryesore

Kjo është kënga që Bebe Rexha ka shkruajtur për Rihannën (Video)

Paparazzi, Slider



Bebe Rexha ka shkruar këngë të suksesshme për veten e vet, por gjithashtu dhe hite për David Guetta, Selena Gomez e Eminem. Këngëtarja me origjinë shqiptare foli në një interviste për “Official Charts” për politikat në fushën e muzikës dhe se si këngëtarë të shumtë mund ta provojnë një këngë, derisa të arrijë te i duhuri.
Bebe dha shembullin e “The Middle” të Zedd, të cilën e kanë provuar 12 këngëtare, mes tyre dhe vetë ajo, derisa u caktua se do të performohej nga Maren Morris.
Bebe zbuloi se këngën “Under You” e kishte shkruar fillimisht për Rihannan, por që pesë vjet më vonë u publikua nga Nick Jonas.“Mbaj mend se realizova “Under You” për Rihannan, por e vlerësuan në nota shumë të ulëta për të dhe ia kalova Usher që ta rregullonte. Pas një viti, ai vendosi mos ta pranonte, sepse nuk kishte ndër mend të bënte muzikë të re, kështu që iu kalua Nick Jonas, që e bëri pjesë të albumit të tij”.

Bebe po përgatitet për të publikuar albumin “Expectations”, më 22 qershor, ku përfshihet dhe suksesi global “Meant To Be”, si dhe bashkëpunime me Quavo dhe reperin kanadez Tory Lanez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *