• |
ide | kryesore

FOTO/ Ky është i riu që vrau nënën dhe babain e tij në Peshkopi, sherri nisi për hotelin

Lajme, Të fundit



Personi që shihni në foto është 26-vjeçari Qemal Sela, i cili vrau me kallashnikov nënën dhe babain e tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Llixha’ të Peshkopisë.

Qemal Sela kishte ardhur nga Anglia dje në mbrëmje, vend ku jetonte si emigrant prej 7 vitesh, ndërsa dyshohet se ka debatuar me dy prindërit e tij për shtëpinë e tyre që e kishin kthyer në hotel, pranë llixhave, që këta të fundit dispononin. Sipas dëshmive të fqinjave, familja është dëgjuar teksa debatonte mbrëmjen e djeshme, debat që ka vijuar edhe mëngjesin e sotëm.

Në rrethana ende të paqarta, pas debatit, 26-vjeçari ka marrë një automatik, ndërkohë që nuk dihet se si e ka siguruar, dhe ka qëlluar drejt nënës dhe babait të tij Flamur, dhe Zeqimete Sela, 55 dhe 50 vjeç, duke zbrazur një karikatorë. Nuk dihet ende nëse autori dhe viktimat kanë qenë të vetëm në kohë kur ka ndodhur krimi, në shtëpinë e familjes Sela.

Për pasojë mbetën të vdekur Flamur, dhe Zeqimete Sela, 55 dhe 50 vjeç. Ndërkohë, policia po heton rreth ngjarjes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *