• |
ide | kryesore

I hodhën granatën në shtëpi, ish polici sapo ishte kthyer nga Amerika

Lajme, Të fundit



Shyqyri Çela, në shtëpinë e të cilit shpërtheu granata në Shkodër mësohet se ka qenë ish Shef i Komisariatit të Shkodrës para citit 1997. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati viktima, por mësohet se në oborrin e banesës të Shyqyri Çelës, janë vendosur dy granata.

Shyqyri Çela përpara se të futej në policinë e shtetit në vitin 1996 ka qenë deputet në Parlamentin e Shqipërisë me partinë Aleanca Demokratike. Më pas në vitin 1997 vëllai i tij ka patur një konflikt duke shkëmbyer të shtëna me disa persona të tjerë tek teatri “Migjeni”.

Pas asaj ngjarje Shyqyri Çela u largua drejt Amerikës. Kishte një muaj që kishte ardhur dhe pas ardhjes ndodhi vendosja e grantave në oborrin e banesës në lagjen Rus.

Nga sa mësohet ka vetëm dëme materiale teksa janë dëmtuar xhamat e banesës. Policia vijon hetimet.

Informacion Paraprak

Më datë 07.06.2018, rreth orës 03.00, jemi njoftuar se në oborrin e banesës të shtetasit Sh. Ç, vjeç 63, banues në lagjen Partizani Shkodër, i kanë hedhur një granatë, e cila ka shpërthyer duke dëmtuar disa xhama të banesës, nuk ka persona të dëmtuar

Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes është konstatuar edhe një granatë luftarake e pashpërthyer, ku është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të Njësisë Anti-eksploziv.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *