• |
ide | kryesore

Lajm i Fundit/ Kapet nga policia një nga autorët që vrau biznesmenin në Vlorë

Lajme, Të fundit



Tre ditë pas vrasjes së biznesmenit Vasil Dervishaj, policia ka vënë në pranga një nga ekzekutuesit e dyshuar. Sipas të dhënave zyrtare strukturat Policore të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë, kanë bërë zbatimin e Urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për ndalimin e shtetasit me iniciale A.C., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
1 automjet tip “Audi” me targa AA830RA, dhe 1 palë targa të tjera (italiane) AH63435, (dyshohen se janë përdorur në momentin e kryerjes së krimit),
1 xhup dhe 1 kapuç.

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e autorit tjetër të kësaj ngjarje.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “ Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *