• |
ide | kryesore

Këto janë skenat e rrezikshme të Tom Cruise në “Mission Impossible, Fallout”

Paparazzi, Slider



Ai na ka surprizuar përherë me rolet e tij dhe debutimet ne filma të ndryshëm, por edhe këtë herë bëhuni gati sepse Tom Cruise i ka menduar të gjtiha. Kanë nisur xhirimet për rolin e tij në filmin “Mission Impossible – Fallout” dhe shumë gjëra janë zbuluar.

“Paramount Pictures”, ka publikuar disa pamje përmes një videoklipi prej dy minutash e gjysmë që tregojnë përgatitjet intensive të tij. Hedhja me parashutë është xhiruar mbi Emiratet e Bashkuara Arabe. Aktori do hidhet nga një aeroplan duke përdorur teknika ushtarake, nga lartësia 7.62 km dhe mban një maskë oksigjeni në fytyrë. Skena është filmuar nga një kameraman që mbante një arparat fotografik në kokë që u hodh vetëm pak më heret se Crusie për të shmangur përplasjen në ajër.

 

Për ti bërë gjërat akoma më të vështira, skena u filmua në perëndim të dielli, duke u dhënë kohë ekuipazhit vetëm 3 minuta çdo ditë për të realizuar kërcimin. Këto skena kanë ngjallur kureshtje tek fansat e aktorit dhe popresin premierën me padurim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *