• |
ide | kryesore

VIDEO/ Peru-Danimarkë, Poulsen dhe Schmeichel i dhurojnë fitoren danezëve

Rusi 2018, Sport, Video



Ka përfunduar 1-0 sfida mes Perusë dhe Danimarkës në “Mordovia Arena” të Saransk. Një gol i Yussuf Poulsen në pjesën e dytë ka bërë danezët të buzëqeshin. Peruanët e nisën me ritëm, 8 herë kanë goditur në portën e Schmeichel kundrejt 5 të danezëve në 45′ minutat e para. Në fundin e pjesës së parë Poulsen pengon Cueva-n në zonën e rreptësisë. Arbitri konsulton VAR për t’i akorduar një 11 metërsh Perusë, por Cueva dështon nga pika e bardhë. Skuadrat futen në dhomat e zhveshjes me shifrat të parprekura 0-0.

Edhe pjesa e dytë nis nën ritmin sulmues të amerikanojugorëve. Por në të 59′ është Danimarka ajo që kalon në avantazh me Yussuf Poulsen falë një asisti të shërbyer nga ylli i Tottenham, Christian Eriksen. Një vendosje e gabuar e mbrojtjes peruane i ka dhënë shansin skuadrës daneze të shënojë. Edhe pse fut në lojë yllin e skuadrës Paolo Guerrero në të 63′, asnjë ndryshim pozitiv për trajnerin e Perusë Ricardo Gareca. Peruanët vazhdojnë ofensivën që ndalet nga duart e Schmeichel. Gjithçka mbyllet në shifrat 1-0 me Perunë që edhe pse rikthehet pas 36 vjetësh në Botëror nuk arrin të marrë një rezultat pozitiv. 3 pikë për Danimarkën që renditet e dyta në Grupin C pas Francës që fitoi 2-1 ndaj Australisë.

https://streamable.com/c5c0x

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *