• |
ide | kryesore

Biblioteka Kombëtare shpall gjendjen e jashtëzakonshme, rreth 12 mijë botime janë dëmtuar

Lajme, Të fundit



Biblioteka Kombëtare njoftoi sot shpalljen e emergjencës së këtij instituticioni pas dëmtimeve nga përmbytjet e 23 qershorit në kryeqytet.

Sipas njoftimit për mediat Biblioteka do qëndrojë e mbyllur nga data 25 deri me 30 qershor.

Nga të dhënat paraprake, numri i njësive bibliotekare me gjurmë lagështire rezultoi rreth 12 mijë. Gjatë punës së deritanishme janë tharë plotësisht rreth 70% e tyre.

Shiu është futur në katet e brendshme të hapësirave depozituese të koleksioneve bibliotekare dhe ka dëmtuar materialet bibliotekare të sistemuara në nivelet e ulëta të sallës.

Biblioteka Kombëtare thekson se nuk janë prekur mjediset ku ruhet fondi i Vlerave të rralla dhe Arkivi i librit dhe i periodikëve shqip.



3 Comments

  1. Si ka mundësi që për rreth 22 vjet nuk kishim dëgjuar një gjë të tillë?
    Sa erdhi rilindja në pushtet njëherë ra zjarri dhe një herë u përmbyt.

    Kjo nuk është rastësi.

  2. E per cfare duhen librat ,Ne kemi inteligjencen artificiale dhe do hyjme ne BE.Per mua le te digjen fare,askush nuk lexon ,te gjithe e kane mendjen tek vjedhja dhe pushteti.Halabaket erdhen,ikni nga shkolla dhe merreni diplloma fallco tek Kristal.

  3. Ja arriten keta qelbesira te permbysin ne m*t Tiranen, ja arriten te ndertojne gunga te shemtuara(e per dreq te ndertuara keq) e te percudnojne sheshet, rruget, objektet gjithe shoqerine…c’fare ndytesire… Tani me siguri do ngrihet ndonje “qirje” e do na thote se nuk i duhet Shqiperise Biblioteka, e se duhet te ndertojme ndonje kulle……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *