• |
ide | kryesore

Festë e çmendur në Dhërmi, 2 mijë anglezë nxehin plazhin 7 ditë pa ndalim

Paparazzi, Slider



Muzikë dhe magjinë e bregdetit jonian kanë shijuar mbi 2 mijë turistë në Dhërmi.

Kala Festival, një nga eventet më mëdha muzikore këtë herë zgjodhi si destinacion Shqipërinë. Për 7 ditë në 24 orë, plazhi i Dhërmiut u shndërrua në arenën më të madhe të muzikës në rajon. 120 DJ-t më të njohur të botës performuan në disa skena përgjatë gjithë zonës së plazhit.

I pranishëm në një nga netët e këtij festivali ishte edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

“Sot plazhet shqiptare janë mbushur me turistë të huaj. Numri i turistëve është i madh dhe ne ndihemi optimistë që vera do të jetë e magjishme këtë vit.”

Por pse u zgjodh Shqipëria për të mbajtur këtë event.

“Kemi drejtuar festivale në mbarë botën, në Spanjë, Francë, Andora dhe donim një gjë të re. Kërkonim një vend të ri muzikor që të mblidhnim publikun e huaj. Një vit më parë erdha në Shqipëri dhe një miku im më tha që të shikoja edhe këtë vend. Kam qenë në Shqipëri 10 vjet më parë, por vetëm në Tiranë. Nuk i njihja plazhet, erdha i pashë dhe ja ku jemi këtu.”

Kala festival është i njohur në arenën ndërkombëtare si një festival që zhvillohet në vende të ndryshme të cilat konkurrojnë për të fituar organizimin e tij në vendin e tyre.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *