• |
ide | kryesore

Veliaj lajmëron marrëveshjen me aktorët: Teatri shembet, trualli nuk preket!

Lajme, Të fundit



Duket se një pjesë e aktorëve dhe regjizorëve që i rezistuan deri tani projektit të qeverisë për teatrin kanë ndryshuar mendim. Me tre prej tyre, Arben Derhemin, Altin Bashën dhe Alfred Trebickën, kryebashkiaku ka pozuar në foto, që më pas e ka postuar në rrjetet sociale, duke njoftuar për marrëveshjen me aktorët.

Sipas kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt është arritur pakti me artistët për t’i dhënë zgjidhje Teatrit Kombëtar.

“Falë kontributit të secilit kemi një marrveshje më të mire dhe jemi sot gati të nisim negociatat për një Teatër të ri Kombëtar!” shkruan Veliaj.

Në dëgjesën e fundit që pati me artistët, Veliaj tha se ishte dakort që të mos prekej asnjë centimetër i truallit të Teatrit Kombëtar. Duket se pjesë e marrëveshjes me artistët është edhe një përfaqësi prej dy vetësh nga komuniteti i artistëve në negociatat me kompaninë Fusha sh.p.k, që do të paguajë për ngritjen e Teatrit të ri. Marrëveshja nënkupton edhe rrafshimin e godinës ekzistuese.

Por ndërsa ky grup artistësh tashmë mund të jenë të kënaqur me atë që kanë arritur, mbetet në fuqi procedura e jashtëligjshme e dhënies së një toke publike pa garë një kompanie private, e përzgjedhur nga vetë pushtetarët. Ndërsa artistët, po të duan, mund ta quajnë të fituar betejën e tyre, për qytetarët nuk ka asnjë fitore. Me pronën publike, po bëhet pazar hapur mes pushtetarëve dhe klientëve të tyre dhe këtë, askush nuk mundi ta ndalë.



8 Comments

  1. Ja u futi edhe ketyre -Veledini-i mashtroi .Ai qe do ndertoi teatrin per ato kulla qe do ikishte te tijat u gezua se i krisi ati per teatrin.

  2. SHume mire, marreveshjen me aktoret e arriti. Por teatri nuk eshte prone e aktoreve. Eshte prone e qytetareve. I ka mbetur edhe marreveshja me studentet, mjeket, shitesit ambulante, mesuesit, inxhinieret, punetoret e ndertimit, te papunet, femijet dhe pensionistet. Pas ketyre, po, mund te vazhdoje.

  3. Beteja kunder Grabitjes se prones publike dhe kunder pastrimit te parave te droge- korrupsionit te KM & co vijon thotë:

    Sa te lumtur!!!
    Me I lunturi lali Mortja.
    Verte ky grup artistësh mund të jenë të kënaqur…
    Po te tjeret artiste e qytetare, qe jane shumica dhe qe s’i kane zgjedh keta per perfaqesues, do mbrojne kauzen antikorrupsion qe po luhet me Teatrin.
    Ja:
    Procedura e dhënies së një toke publike pa garë Fushes qe ka bashke punu edhe me arkitektin Danez eshte e jashteligjeshme, mafioze. Fusha eshte te pastroje paret e KM, kaq.
    Kerkesa eshte: ndertimi I Teatrit nga shteti, Jo nga Fushat…
    Ne ket lumturi te ketyre te katerve nuk ka fitore, por vjen ere e ndyre.
    Me pronën publike, po bëhet pazar hapur mes pushtetarëve dhe klientëve të tyre
    Këtë askush nuk mund ta ndalë!!!
    Artistet me nder mbeshtetur nga Opozita , ne kembe!!!

    V.o
    Ligjin nuk e permend fare laliMortja.
    Ndrenika, Asqeri, Lacaj, Çelo etj mos u dekurajoni j’u lutem.
    Kjo dallavere pritej….
    Verejtje
    I takon PD te marre me shume persiper. Eshte nji Afere e ndyre & pastrim parash te Xibrakes etj.
    S’jane mbrojtes vetem artistet.

  4. tash keta tre artist muti do ulen ne jastek griselde e do lepijn bythen e nenes se erionkes sepse ajo e don pastrimin biologjik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *