• |
ide | kryesore

E kaluara e errët e Kanye West enigmë edhe për Kim Kardashian

Paparazzi, Slider



Kanye West i përfolur gjithmonë për jetën dhe familjen e tij vendosi më në fund të tregoj hapur se çfarë ka ndodhur me të, detaje të cilat askush nuk i dinte. Ai ka pranuar për herë të parë se ka menduar që të vriste veten në të kaluarën, duke cituar këtu edhe fenomenin e skllavërisë, e mesa duket reperi i famshëm e ka vuajtur personalisht këtë pjesë.
Kanye tha se kishte frikë se mos bashkëshortja e tij Kim Kardashian do ta linte kur tha se skllavëria ishte një zgjedhje. Vetë reperi i famshëm e ka cituar këtë edhe në tekstin e këngës së tij të re, ‘I Thought About Killing You’. I pyetur nëse teksti është pasqyrë e mendimeve të tij, ai tha për ‘The New York Times’: “Oh po, unë kam menduar për të bërë vetëvrasje gjatë gjithë kohës. Është gjithmonë një opsion, por unë kam menduar të gjitha rrugët dhe nuk e bëra. Nëse nuk do të kisha menduar të gjitha rrugët, atëherë kjo me shumë mundësi do kishte ndodhur.”
Nuk e dimë si do të ndihet Kim pas këtyre lajmeve, por një gjë është e sigurt, ajo nuk është në dijeni të kësaj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *