• |
ide | kryesore

Gent Zenelaj-Kiço Londos: Mos qaj, do bëjmë teatër tjetër, do ta bëjmë në rrugë!

Lajme, Të fundit



Mazhoranca votoi gjatë seancës së së të enjtes futjen në kalendar të projekt-ligjit për t’i hapur rrugë shembjes dhe ndërtimit të një Teatri të ri, por artistët kanë vijuar protestën. Aktori Gent Zenelaj i është drejtuar Kiço Londos, drejtorit të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” i cili qëndronte në një nga dritaret e godinës. Pasi ka mbaruar fjalën, Zenelaj ka marrë edhe njëherë mikrofonin duke thirrur në drejtim të dritareve të teatrit: “Kiço mos qaj, do ta bëjmë teatrin në rrugë, Kiço mos qaj! kanë qenë fjalët e Gentian Zenelajt.

“Të jesh i lirë është një zgjedhje, të jesh trim është një zgjedhje, të kundërshtori diktaturën është një zgjedhje. Sot është një ditë shumë e trishtë, jeni dëshmitarë të një gjëje që keni parë në filma dhe në dokumentar. Ka ndodhur sot. Sot në këtë shtet ku unë kam vendosur të rris fëmijët e mi, ku unë paguaj taksa me ballin lart dhe punoj me ballin lart. Unë sot kam parë sesi është përdhosur e drejta, ligji, burrëria, si janë zbythur vlerat që duhet të ketë një komb, kam parë sesi tradhtia ndodh natën dhe ditën shitet si kompromis.

Po u them atyre që të vij dita që ta bëni gjumin e qetë, kjo tokë këtu është vjedhur. Më kanë akuzuar mua se jam partiak se votojmë atë parti që duam. Por ju keni partinë e lekut, zoti i juaj është leku, bëni be për lekun. Të gjitha gjërat që thoni në emër të arritjeve janë dokrra. Më lejoni t’u quaj qytetar të lirë të këtij vendi, unë sot përulem para jush. Faleminderit që zgjodhët të ishit të lirë”– u shpreh Zenelaj.



2 Comments

  1. Flm Gent Zenelaj, e kisha menduar qe je me nder po e provove, lum nana qe te ka e paste me nder gjithnji, leni vemjet lekureshitshem ne mjerimin e tyne, duhet me thone: ngushellime ju te ndershem kurajoze
    per cofjen e burrnise se ndrenikes, trebickes, derhemit, asqeriut, a.basha etj., mjerim I madh, po Loja keshtu e ka, ‘le te kaloje ruspa mbi mua’ thuhet kur shtrin doren per kacidhe, qe une besoj qe as kane per t’i dhene gjo, sa I moren erzin, mjere, per ndreniken nuk do e besoja…
    Ngushellime, miq, ne vijojme detyren: NGUJIM sot!!
    Neser eshte vone.
    NGUJIM, s’ka nevoje grieve urie.
    Thirrje Biznesit per shtrese e mbulese!
    Nuk jeni vetem. Kjo qe po beni ne kushte te nji Oligarkie kriminale do mbetet ne histori, forca cuna, une jam me ju edhe se Jo mes jush, j’u paça dhe me nder, yh
    Ps
    U provua qe e gjithe qe beri laliMortja qe nji farse e ndyre, si dihej, po u provu,
    nuk mund te lejoje Qytetaria ta shkele me kembe si kakerdhi deleje nji KellireMortje me fiq….
    U PA qe
    ASGJE nuk ndryshoi
    vec u shtu foal:
    ‘asnji centimeter i Teatrit nuk do shkelet’
    Uhuhuh
    Goja e KETIJ Katrani nxjerr vetem mashtrime te zeza…

  2. Verte qe ndrenika nuk do tretet ne grope,
    Nese nuk vjen te ngujohet sot.
    S’ka nevoje per sakrificen ta shkele ruspa, mjaft qe ruspa te mos I kete shkulur nderin!!

    E derhemi nuk do fryhet dot me nese nuk do vije bashke me ne te ngujohet.

    E asqeriu nuk do kete fytyre te luaje me ne skene e as t’i qaset Teatrit se do fishkellehet
    nese nuk vjen te ngujohet.

    Nese nuk jane burrece buburrece lekureshitur sot do e provojne…
    1.NGUJIM.
    2. Firmosje popullore te padise penale qe ka gati goxhaj, qe e falenderojme, sado te meta ka, ka kohe qe po ben pune te mira, hallall!.
    Ore,
    po ai sazeguri I perpjekuri por Jo qytetar, ra u percellua ene ai ne Incenerator, thone, çkelqimi dhe renia e shokut SAZE, tha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *