• |
ide | kryesore

Përmbytja e Bibliotekës/ Agron Hysenlliu shfajëson Erion Veliajn dhe Fusha sh.p.k

Lajme, Të fundit



Në debatin mes artistëve dhe Erion Veliajt për godinën e Teatrit Kombëtar, ra në sy qëndrimi i kreut të Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, gjatë kohës që fliste për degradimin e godinës. Aq të frikshme dhe të rrezikshme e bëri ai gjendjen e godinës, sa disa prej artistëve i thanë se po ia kalonte edhe humoristëve me humorin e tij.

Tani që çështja e Teatrit konsiderohet e mbyllur nga Veliaj, Hysenlliu është shfaqur sërish në shërbim të kryebashkiakut për një çështje tjetër. Në një intervistë për Top Channel, Hysenlliu pranon se ka një kërkesë nga Biblioteka Kombëtare për të bërë ekspertizën e shkaqeve të përmbytjes së Bibliotekës Kombëtare dhe ende pa nisur punë ekspertët, Hysenlliu përjashton mundësinë që shkak të jenë bërë punimet në sheshin Skënderbej, të cilat janë kryer nga kompania Fusha sh.p.k.

I pyetur nëse punimet në shesh u bënë shkak për përmbytjet, Hysenlliu përgjigjet:

“Ato nuk janë nën presion. Po të ishin ujëra nën presion dhe po të ishte se do ishin kryer në pjesën fundore të saj, do të jepte që nuk do të ishte sezonale lagia e dyshemesë, por do të ishte gjatë gjithë kohës. Ne po kryejmë një pune profesionale që do ta bëjmë publike dhe do të flasim tamam me fenomen shkencor: Çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur”, thotë drejtori i Institutit të Ndërtimit.

Për të mësuar se ç’ka solli përmbytjen e Bibliotekës Kombëtare, duhet pritur afati prej 10 ditësh, kur ekspertet të kenë gati raportin e tyre final, megjithatë nga kjo që thotë kreu i Institutit të Ndërtimit, nuk është çudi të rezultojë se fajin për përmbytjet në Bibliotekë e kishte moti i keq.



3 Comments

  1. Kete kane lene te mbuloje mutin me shurre keta te -ridhjerjes-.Doli per teatrin griu sallate sa deshi tani del dhe llomotit perbiblioteken.Kur nuk e ke studiuar ate ”fenomenin shkencor”pse grin sallate ger-verr-kot.

  2. Ja qe u zgjidh edhe problemi i bibliotekes ne lidhje me sistemin kundra zjarrit qe kishte merak ky shkencekari i ndertimtarise. Biblioteka ka sistem natyral te fikjes se zjarrit. Te shembet …… Ah ishalla shemben te gjitha e tju zene perfund more qelbesira te pangopur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *