• |
ide | kryesore

Përmbytja rrezikon ndeshjen, Guvernatori i Toskanës: “Të shtyhet Fiorentina-Juventus”

-Instant, Sport
Fiorentina



Orë pritje për Fiorentina-Juventus, në rrezik për të mos u zhvilluar. Të shumtë janë ata që kërkojnë shtyrjen për shkak të përmbytjes që goditi Toskanën. E mes tyre është edhe guvernatori Eugenio Giani. “Është me vend që të shtyhet sonte ndeshja Fiorentina-Juventus në Firence, për shkak të situatës që është krijuar në Toskanën qendrore. Unë jam i frymëzuar nga uniteti dhe kërkimi i energjisë. Secili duhet të lëvizë me vullnetin e tij për të bërë atë që e gjykon të përshtatshme. Unë i respektoj të gjithë sepse dua respektin e të gjithëve për atë që bëjmë. E pikërisht për atë që bëjmë falënderoj të rinjtë e Curva Fiesole që do të jenë sonte në Campi Bisenzio në vend që të ndjekin ndeshjen”, tha ai në një konferencë për shtyp.

“Do shkoj t’i vizitoj gjatë lëvizjeve të mia, i vlerësoj ata për zgjedhjen që bënë për të marrë lopatat në vend që të shkojnë për të parë ndeshjen. Ata demonstruan një identitet të madh ndaj qytetit, ndjeshmëri dhe forcë vlerash, siç ndodhi pak më shumë se 20 vjet më parë (pas falimentimit të Fiorentinës, red)”, shtoi ai.

Lexo më tej: Toskana nën ujë, ultrasit Fiesole kërkojnë shtyrjen e Fiorentina-Juve: “Respekt për viktimat e përmbytjes”

KRYEBASHKIAKU NARDELLA: “VENDOS LEGA SERIE A”

Kryebashkiaku Dario Nardella i ka lënë çdo vendim të mundshëm organeve sportive. “Do të doja të jem shumë i qartë. Vendimi nëse do të luajmë apo jo ndeshjen e sotme i takon vetëm Ligës së Futbollit të Serie A. Komuna nuk ka asnjë kompetencë. Falenderoj ultrasit Fiesole për ndjeshmërinë që po tregojnë. Veçanërisht për të ndihmuar vullnetarët e shumtë – shtoi ai -. Tani unë jam këtu në Cerreto Guidi duke u marrë me punë, kjo është arsyeja pse i gjej polemikat politike në lidhje me ndeshjen e sotme me të vërtetë të pavenda. Jemi të gjithë në rast emergjence e duhet të përveshim mëngët për të ndihmuar familjet dhe kompanitë në vështirësi për të hequr baltën nga rrugët e qyteteve tona”, e mbylli kryebashkiaku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *