• |
ide | kryesore

Rrëfimi i Robert Ndrenikës: Mos më kryqëzoni pse ndryshova mendje për shembjen e Teatrit

Lajme, Të fundit



Pas një sërë debatesh për çështjen e teatrit dhe pasi mes të tjerësh edhe aktori Robert Ndrenika ra dakord për teatër me PPP, ka ardhur edhe reagimi tjetër i tij. Ai ka reaguar ne profilin e tij ne Facebook, pas lajmeve se fillimisht ai ishte kundër shembjes se Teatrit Kombëtar.

Postimi i plotë

Ju lutem… mos më kryqëzoni!

Për dijeni mikeshës time gazetares Fatmira Nikolli, por le ta dijë dhe ‘tan bota mbarë’!

Kam qenë (prej vitesh) dhe jam për një Teatër Kombëtar të ri dhe bashkëkohor te cilin e ka për DETYRË ta bëjë shteti shqiptar (paratë le ti marre ku të dojë, ndoshta dhe atje ku i merrte Josif Broz Tito)!

Këtë gjë nuk e kam mbajtur të fshehtë por u a kam bërë të ditur prej kohësh kolegëve të mi por kur ka qenë rasti dhe në opinion publik. I vetmi lëshim që kam bërë ditët e fundit është se kam pranuar P.P.P. me kushtin e vetëm që përveç godinës (Teatër) që do të ndërtohet në favor të P.P.P. nuk do lëshohet asnjë cm katror nga TOKA e TEATRIT KOMBËTAR!

Të kanë gënjyer do të thotë dikush dhe unë përgjigjem po BESA e shqiptarit ku vete???

Së fundi ju bëj të ditur se nuk jam JEZU KRISHTI bile as BARABA dhe gojën nuk e kam vetëm për të ngrënë kos (pa yndyrë) dhe të pi ilaçe por e kam edhe për të FOLUR !!!

Me respekte te ndërsjella Robert Ndrenika.



21 Comments

  1. Robert Ndrenika! 25 vjet me pare besoj, nuk jam shume i sigurte tan,i bere nje zgjedhje te “gabuar”!U bere deputet i qofte largut Brrish! Tani do te leshohen si te jesh tradhetaar kur tradhetar eshte saliu! Te lumte! Une jam nje nga ata qe e di se si flisje per teatrin dhe deshiren per nje teater te ri!

    1. nje njeri qe nuk te respekton-o krymb stalini 75 vite enver,kristaq,gramoz ruq mut hengre e nuk u ngine e shan nje njeri qe se paku e thot nje fjal e nuk han mut si ti duke kujtuar se esht mjalt.

    1. Kush tha se nuk do te ndertohen kullat ? E ke kuptuar gabim. E vetmja gje qe kane fituar keta aktoret eshte qe Teatri i ri nuk do te marri vetem gjurmen kadastrale qe ka tani ne hipoteke por dhe token e bashkise perreth , ku jane magazinat . Toke qe teatri e perdor , por nuk e ka ne pronesi.
      Pra ne kete menyre nje pjese e tokes se bashkise qe ishte parashikuar ti kalonte privatit do ti kaloje teatrit.

      Kush fiton ne kete mes.

      1) Qytetaret e Tiranes se behen me nje teater te ri .
      2) MInistria e kultures se behet me nje objekt te ri ne inventar.
      3) Ndermarrja e ndertimit Fusha e cila do pastroje parat e droges aty. ( edhe sikur te mos kete fitim ne mbi vleren e investimit tek kullat mbas teatrit)
      4) Do futen ca njerez ne pune per nje perjudhe 2 -3 vjecare. ( do qarkulloje leku kur i thon tironcit)
      5) Tirana, se do te kete nje objekt me arkitekture bashkohore .
      6) ca pushtetare qe do marrin ‘ DHURATEN’ nga kompania Fusha.
      7) dhe ne fund , Artistet se do kene nje teater sa 3-fishi i ketij te sotmit.

      Kush humb :

      1) Populli i Tiranes , sepse nje pjese e tokes se bashkise ( e popullit te tiranes ) do ti kaloje shoqerise Fusha.
      2) Keta anal-istat e bythes qe neper portalet e tyre vetem genjeshtra dhe lajme te deformuara japin.
      3 ) Opozita , qe perpiqet ta beje ‘ KAUZE’ te aksjonit te saj opozitar kete ceshtje duke harruar qe neser do vije ajo ne pushtet dhe do ti duhet te perballet me kete problem.

      Robert une nuk te paragjykoj, as nuk te quaj ‘ tradhetar’ , por ti e di shume mire se po u perzjeve me politiken ….. behesh gjithmone PIS.
      Kete po bejne dhe keta pseudo anal-istat e buthes qe nuk po i ze gjumi ga inati per kete ndertim te ri.
      Por te themi te verteten cike naiv ne fillim u tregove. Se ta trazuan mendjen ata qe te peshperisnin cdo dite ne vesh.

      1. Ne nje kauze qe humbiska populli qe humbet pronen e tij, dhe ku ti ndalon se permenduri efektin qe keto kulla do kene mbi te gjithe urbanistiken e zones, cuditerisht fajin e paskan analistes e opozites.

        1. Me fal , po kush shkrojti per faj aty ?
          Une thjesht bera nje bilanc ( te thjeshte ) se kush hummb dhe kush fiton ne tere kete histori.
          Ndersa sa per ate ‘efektn negativ te kullave’ , nuk jam arkitekt ( as ju besoj) qe te them se jane ‘keq’ apo ‘mire’. Biles ketu eshte problemi , se ne tere kete histori nuk kan folur arkitektet , por te gjithe te tjeret , te paret keta anal-istat.

          Pastaj po me permend qe populli i tiranes ‘do te humbi nje cope truall’ . Nese nuk do ta humbte kete truall populli i tiranes do ta humbnim te gjithe ne nga taksat tona , nese do te ndertohej me para ne dore nga shteti. Teater pa pare nuk ka ! . Kur nuk ke pare do japesh toke ! Kjo praktike eshte shume e zakonshme ne cdo qytet , ku pronaret e tokes lejojne nje firme ndertimi te ndertoje ne token e tyre dhe marrin deri ne 25% te ndertimit.
          Cfare ka ketu per tu cuditur. Populli nuk ‘humbet pronen e tij ‘ por e shkemben ate me nje investim ( para ) .

  2. Nuk te kryqezojme z.Ndrenika. se sjemi inkuzitore por njerez me mendim ndryshe nga ti.
    Megjithate je shume i rrespektuar per te patur argumentim kunder. Do mbaj mendimin tim ne heshtje per hir tendin. Te uroj vite te shumta te gjata dhe te gezuara, je artisti yne, artisti i popullit, ti Mirushi, e disa te tjere si ju.

  3. Profesori mbetet i nderuar, sic Velaij dhe Rama mbeten kusare te ketij vendi, ne daç te pranonte profesori, ne daç jo!

  4. Pikërisht me fjalët “paratë mund ti marë ku të dojë, mjafton që të ngrihet teatri i ri”, e ka treguar Ndrenika se problemin e teatrit e trajton në mënyre tepër të dyshimtë e në mos të panderëshme, dukshëm naive..
    E para e punës, nuk besoj që të ketë jo më aktorë, por edhe spektatorë e ndjekës së teatrit e qoftë edhe ata që nuk e preferojnë teatrin shqiptar, që nuk do të deshën të kenë një teatër të ri modern e bile jo vetëm një , por disa të tillë në motropolin e vetëm të Shqipërisë që po shkon në një milion banorë.
    Ka bërë Kim Jong uni në Phenian, ndërtime ultra moderne e shumë të shtrenjta, po cili është niveli i jetesës e i të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut ?
    Këto ditë pashë në një kronikë televizive që propogandon “sukseset” e kësaj qeverie, se çfarë po bëhet për të restauruar në Gjirokastër shtëpinë ku ka lindur personaliteti i shquar i gjuhësisë shqiptare, Eqerem Çabej.
    Gjë që vërtetë duhet përshëndetur.
    Pamvarësisht se në skenën e Teatrit kombëtar, në periudhën e diktaturës enveriste janë luajtur më së shumti drama e komedi që kanë propoganduar komunizmin e enverizmin, në ate godinë, ashtu siç ka qenë e ashtu siç është, ajo duhet të konsideruar si shtëpia e dytë e aktorëve më të shquar shqiptarë. Në ate godine e gjen historinë jo vetëm të aktorëve më të shquar të Shqipërisë, por edhe të historisë së Teatrit kombëtar.
    Do ta miratoja që shteti shqiptar, të resaturonte si muze shtëpitë ku ka lindur aktorë të shquar si Naim Frashëri,, Kadri Roshi, Margarita Xhepi e qoftë edhe Robert Ndrenika .
    Mirë, shumë mirë është bërë që restaurohen shtëpitë e figurave të shquara historike të kulturës e politikës në Gjirokastër, qoftë shtëpia e shkrimtarit të përmasave botërore si Kadareja, qoftë shtëpia e gjuhëtarit shqiptar të shquar, vepra e të cilit i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë apo qofte edhe shtepia e diktatorit Enver Hoxha, që pamvarësisht se për çfarë ka hyrë në histori, është pjesë e historisë së Shqipërisë.
    Por Shqipërisë i mugon një shtëpi muze i albanollogjisë apo qoftë edhe i historisë së gjuhës shqipe, që fillesat i ka tek “malokët” Budi, Bogdani etj ?
    Nuk ka rëndësi se nga vijnë paratë, – thotë Ndrenika, mjafton që të prishet ky teatër e të ngrihet një teatër i ri.
    Teatrit të ri kombëtar, i nderuari z. Ndrenika, duke e ndërtuar mbi gërmadhat, e godinës historike, i vihet një njollë e turpëshme, veç atyre që përmenda më sipër, edhe njollën se është ndërtuar me paratë e pista të drogës e shkeljeve flagrante të ligjeve të një shteti demokratik.
    Para ndërtimit të një teatri të ri e modern me para droge, shqiptarët janë të interesuar që të ngrihet një shtet modern ligjor demokratik.
    Ky është prioriteti kryesor për gjithë shqiptarët, e jo të dëgjojmë gënjeshtrat e Erion Griseldës e ti marim si të vërteta.

  5. Roberti eshte himarjot,por shqiptar I zbritur shume here nga Mirdita ne Himare..
    As qe behet fjale te mbante fjalen ky…
    Nuk e ka per sua..

  6. Po Besa shqiptar it ku vete?!
    Mos me kryqezoni. Nuk jam JEZU KRISHTI, thua Ndrenik, nuk je Jezui po Ishe Ndrenika, te vume per PLAK se goja jote I dha Besen Shqiperise se do shtriheshe te rruspa, se aty po behej nji afere korruptive, se nuk do flije rehat ne grope ….
    Ku e ke Besen Ndrenike qe I dhe Shqiperise?.
    Vajte u ule ne Darka te Kellires e le aty nderin tend ndrenike, e tani I thua vetes ka edhe me keq: BARABA, une nuk jam BARABA.
    S’je BARABA as Jezui K po ishe Ndrenike!.
    Te vume PLAK. I kujton ligjerimet e tua para se te ftonte per darke Kellira?. I the me gojen e kosit apo me shpirtin e Ndrenikes?
    Ku e ke Besen, ndrenike?.
    Me vjen sh. keq per ty, mos me kryqezoni, lutesh. Nuk po te kryqezojme ne Plak, ti vete ke marre Kryqin ne shpine (Kazan, shkruhet ne te) dhe ecen nen peshen e tij te ndyre.
    Hidhe, Ndrenike ate kryq te shpetosh ditet e pleqerise, nderin, emrin, hidhe!.
    S’jemi Ne qe po te hedhim gure, as kryqezojme, eshte Ndrenika. Dhe cfare ben sot ndrenika?. Mbulohet me gjethen- bese?. I kam dhene Besen Mortjes, thu. I genjyer, po ja dhashe. Ah, PLAK, u genjeve (nga lepushkat), tani mendo a e mban dot ate Kryq mbi shpine?. Hidhni tej lepushka-premtimet e Kryqin, sado e veshtire te te duket, te lutem, eshte faare me e lehte se te vijoj me te deri ne fund….
    Po Nderi yt? Po emri yt?.
    Po BESA qe I dhe Shqiperise, BESA solemne perballe beses skuthore, lepushkore…
    Mos Ndrenike!
    Flake Kryqin, mbaj BESEN e MADHe. Do na japesh nji gezim mbas helmit qe na dhe, e te rinjve do u japesh mesim e shprese we Burrnia & Nderi nuk ka vdekur.
    Mbaj BESEN e MADHe ndrenike, qe I dhe Shqiperise, Nderit, Moralit, Shpreses
    para Tempullit tone, hidhe ate kryq te ndyre prej shpine!
    Mbaj BESEn qe ke dhene ne figurat ne filmat e tu, mos I kelliros, te luuuutem,
    nuk je Jezu K. , asnji nuk jemi, po ishe Ndrenike, behu prape, PLAK!!.
    Me vjen liksht te them, po
    nese thu: ‘gojën nuk e kam vetëm për të ngrënë kos (pa yndyrë) dhe të pi ilaçe por e kam edhe për të FOLUR’,
    fol, fol si Ndrenika I madh Jo ky lepushkari i ‘genjyer’,
    fol qe I rri BESEs se pare,
    e Madhja, e zemres, e Nderit, me Moralit,
    e artistit PLAK,
    e Shqiperise,
    I kthehem ASAJ,
    hidhe ate ndyracen ‘bese’ te Mortjes!
    Kryqin barabajan qe ke marre ne shpine s’ta heqim dot ne, ti do ja heqesh vetes, beje Ndrenike te shpetosh pleqerine, nderin, emrin,
    te lutemi.
    Beje te na japesh gezim e shprese, beje te behesh Ndrenika ‘i Pagenjyeshem’!!

    Kthehu te na bjere helmi qe na dhe, te dale Dielli, eja firmos ne kartrat e BESes MADHe dhe do jesh PLAKU yne prape.

    Te presim.
    E di qe do vish, te perqafoj, yllkahida.

  7. Shqiperia po ndertohet, populli po civilizohet, kjo na ben krenar neve qe jemi shqiptare.
    Urime qeverise dhe te gjithe atyre qe po punojne per pastrimin e kazanit e per ndertimin e nje shteti suverin.

  8. Urime Robart Ndrenika dhe jete te gjate! Mos degjo keta lapangjozet e Sa-lehut! Ke bere nje vendim prej aktori te shquar! Aktorit i duhet teatri,vendi i punes! Politiken le ta beje serbi Sali me lulen e tij dhe me gjithe analfabetet dhe mediokrit!

    1. Mbaji mend keto pjerdhje qe nxjerr nga goja, kur te te vije ri-pjellja e te trokase ne dere per cfaredolloj arsye. Atehere, ti dhe pseudo anal-istet e veteshpallur e te ndricuar te ri-lehjes, do ta kujtosh me nostalgji kohen e Saliut. Por deri atehere mbetesh asgje me shume se nje hale e kuqe e qelbur.

  9. Mos u merzit se nuk je as i pari dhe as i fundit o Ndrenika . Te pakten mos e permend burrerine se fillon e skuqet vete fjala . Ti burrerise ja ule breket dhe e gozhdove me nje gozhde te vetme pikerisht aty ku ,,, Pleqeri te mbare .

  10. Mos e rikatojne si ‘bashkepunetor’, po thone.

    Eshte pese me hic. Nuk te rikatojne dot,
    Per arsyet e thjeshta:
    -nuk ke qene me deshire, te kane shtrenguar (keta te ‘beses’, MAJA e Shpates Tiranike)
    -E ke lare me brengen tende.
    -Keta Bij te MajesKriminale
    (qe vrau Ajken e kombit… Etj
    qe vrane dhjetra djem ne kufi e I hoqen zvarre ne ’90 edhe se ligji qe hequr, varen ne mes te qytetit Avzinelen, kot?, Jo!,
    Terror qe pushtetin BABA tja kalonte Bijve Rilindore),
    keta Bij-Kellirat makute
    nuk te rikatojne dot me nji gje qe nuk eshte sekret, PLAK, jepi vetes!

    Ky Piktori ne ’90 e mohoi t’atne. Ligjeron te: PPSh kriminale, jashte ligjit!, te japin llogari per tiranine 45 vjecare, per luften civile etjetj.
    Kur u be shefi PPSh I tha At Zef Pllumbi: – Edhe ti edvin?.
    -Eh, Ate, keshtu e ka kjo pune…
    – Ani, mase mire, se ti mund tja nxjeresh binane asaj partie…
    Dhe edvin ‘Liberatori’
    ja nxorri binane….
    Shqiperise!!!
    ATI hoxhe ashtu pat thane kur e pyten te Flora cfar bante me komunistet (pyetesi e dinte qe qe spiun I Zogut)
    Do u q. Nenen, u hakerrye.
    Demek komunisteve do u bente nonen.
    KETA I bejne nenen edhe nanes vet per pushtet…
    E
    Pra I thu vetes nuk jam Jezui, ndrenik, nuk je, as ne s’po ta kerkojme, por te jesh burre duhet tja kerkosh vetes,

    Je I lire te kthehesh te Besa qe I dhe Shqiperise, beja vetes ket nder, ndrenike,
    mos bjer ne gracken e Mortjes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *