• |
ide | kryesore

Meksika nuk i ka shënuar kurrë Brazilit në një Botëror

Rusi 2018, Sport



Kur Brazili të ketë përballë Meksikën në Samara, përplasen dy skuadra që e njohin më së miri njëri tjetrin. Sigurisht precedentët janë në favor të 5 herë kampionëve të botës me 23 fitore e 7 barazime në 40 ndeshje. Amerikano qendrorët kanë fituar vetëm 10 sfida, por kurrë në një Botëror. Në 4 sfida në Kupën e Botës Meksika madje nuk ka mundur asnjëherë ti shënojë gol Selecaos.

Neymar për të mos patur fatin e Messit e Ronaldos…

Në Samara do të jetë një ndeshje e luajtur e gjitha në shpejtësi: Meksika e Brazili nuk dinë të luajnë ndryshe, por nëse verdhejeshilët japin prekje klasi e spektakël me veprimet me topin, meksikanët kanë një kundërsulm brilant dhe një kondicion fizik që në presing është asfiksues. Në të gjithë këtë përplasje, Neymar do të përpiqet të mos bëhet ylli më i fundit që largohet nga turneu. Numri 10 ka kapur titujt e parë, por Philippe Coutinho ka rrëmbyer vëmendjen dhe kjo O’Ney nuk i shkon për shtat.

Meksika ka limite…

Formacioni i Osorios ka treguar se di të bejë surpriza dhe kjo është dicka që duhet mbajtur në konsideratë, sepse pasi befasuan Gjermaninë do ta kishin një krenari edhe më të madhe po të mundin Brazilin. “Chucky” Lozano ka qenë lojtari më i mirë i Meksikës dhe problemi është i gjithi për Fagner në të djathtë, por ajo që duhet të shqetësojë Osorion është mungesa e një plani B, kur gjërat shkojnë keq dhe kundër Suedisë u pa dhe mirë madje.

Brazili pa Marcelon, Danilo e Douglas Costa…

Brazili është fluid, luan në të dy prizmat vertikal e horizontal, me lojëra prestigji e një manovër që niset në valangë e në pikun e saj përfshin cdo gjë që gjen përpara. Verdhëjeshilët treguan një kthesë të mirë në ndeshjen kundër Serbisë, për sa i përket lojës, por strategjia meksikane mund ta bëjë ndeshjen më të paqartë. Ndonjë problem për Titen edhe është, por Marcelo, Danilo bashkë me Douglas Costa nuk është se janë problem për një formacion yjesh, që madje është në suport edhe të lojtarit të tyre më përfaqësues. E gjithë pritshmëria e Brazilit është Kupa e 6. Brazili duhet të fitojë dhe Selecao e di se janë favoritët e mëdhenj tani edhe më shumë se kur filloi turneu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *