• |
ide | kryesore

Teatri si monumenti i fundit i qytetit dhe lirive tona

1, Ide

Përpjekja e pak zërave cilësorë dhe autoritarë, po fatkeqësisht të pakët në numër, në mbrojte të godinës së Teatrit kombëtar, është një nga betejat më të rëndësishme që po zhvillohen për të ardhmen.

Ajo nuk mund të shihet vetëm si një çështje aktorësh lapangjozë që shiten dhe blihen.

Ajo nuk mund të paraqitet vetëm si një debat mes atyre që duan të renë apo të vjetrën.

Ajo nuk mund të ketë vetëm dimensionin e një ndeshjeje mes mbrojtësve fanatikë të trashëgimisë dhe kundërshtarëve të tyre.

Ajo nuk mund të pasqyrohet vetëm si pezëm i nostalgjikëve që duan të përjetësojnë nostalgjinë për Naim Frashërin, Sandër Prosin, Violeta Manushin dhe së fundi Bujar Lakon.

Pro apo kundër saj, nuk mund të jesh vetëm nëse admiron aftësinë prej sekseri të paskrupullt të Veliajt, as se mbështet delirin e ndërthurur me grykësi të Edi Ramës, as se nuk honeps dot Lulin apo Saliun e 21 janarit, apo se s’ke shpresë tek blloku i Ilirit apo Monikës.

Lexo më tej shkrimin e Elsa Demos:

Biri i humbur Altin Basha

Përtej këtyre ndasive apo bindjeve, qëndron historia e një grabitjeje të madhe. Pas tyre qëndron vjedhja e afro 200 milionë eurove nga një kompanie private, kliente e kryeministrit, me anë të një ligji antikushtetues të parlamentit. Pas saj qëndron vjedhja, ditën për diell, e një trualli publik, pa garë dhe pa tender dhe ngritja e një mostre pa konkurencë dhe pa konkurs ndërkombëtar.

Kushdo që do ta dëgjonte këtë argument, mund të ngrinte supet i çuditur: e pse duhet të na revoltoka një vjedhje më shumë? A nuk ka ndodhur e njëjta histori në rrugën e kombit, në Gërdec, në privatizimin e ARMO-s dhe të CEZ?

A nuk ka ndodhur kështu me inceneratorët, me lojrat e fatit, me Check up-in, me sa e sa koncesione dhe PPP skandaloze?

Edhe ky cinizëm esktrem, sado i përligjur të duket për mëkatet që konsumohen përpara syve tanë, nuk është i mjaftë për të justifikuar indiferencën në betejën për teatrin.

Sepse, sado i rrënqethshëm të duket krimi ekonomiko- kulturor i shembjes së tij, ai është edhe më shumë sesa kaq.

Sepse godina e dikurshme e rrethit italo- shqiptar “Skanderbeg”, është barrikada e fundit për të ndaluar shkatërrimin përfundimtar të kryeqytetit.

Nëse Teatri shembet, pas tij do të bien njëri pas tjetrit sheshi Nënë Tereza, që do të mbushet me dyqane dhe kulla të larta përkrah universitetit, hapësira e gjelbër mbrapa ish Sheratonit dhe pylli që ka pas, diga e liqenit që do të jetë e pafuqishme të mbajë presionin e grataçielave e, në fund, edhe hapësira përreth sheshit “Skënderbej”, që është konceptuar që tani si shfyrje për rokaqiejt e oligarkëve.

Ky skenar ourellian nuk do të përfundojë vetëm me vdekjen e Tiranës së jetueshme. Ai do të sanksiononjë njëkohësisht fundin e zbatimit të ligjit prej pushteteve në këtë vend, ai do të farkëtojë një aleancë kriminale mes kryeministrit dhe biznesmenëve që janë të gatshëm të bëjnë çmenduri nën mbrojtjen e tij, ai do të kalçifikojë në një të vetme (ashtu siç janë të gjitha lidhjet e ngjizura në krim) pushtetin e parasë dhe atë të politikës.

Shembja e atij monumenti, për të cilin kanë 20 vjet që i parathonë rrënimin, që e kanë shpallur vdekjeprurës dhe kanceroz, përtej çdo ndasie, është një test për shoqërinë tonë.  Nëse ai bie, gjithçka nga kryeqyteti i vjetër që konceptuan italianët do të zhbhet me shpejtësi, por më shumë sesa godinat do të rrëzohen njëra pas tjetrës edhe garancitë që na mbrojnë nga lidhja fashistoide mes biznesit dhe politikës.

©Lapsi.al

13 Comments

  1. Bushat, megjithëse ti do të qëndrosh si i paanshëm mes PD së Sali Berishës dhe rilindjes edviniane neokomuniste, për diçka duhet të jesh edhe ti i ndërgjegjshëm; që kjo arogancë e rilindjes është e pashembullt pas vitit 1990 në Shqipëri e kudo.

    Prandaj, Lufta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar është Guri i Provës se, do të ngrejmë kokën kundër kësaj arogance dhe ta qërrojmë përgjithmonë këtë fenomen komunist, apo do ta pranojmë atë të paktën derisa klanet brenda rilindjes dhe krimit ta flakin edvinin.

  2. Bushat do te te turren me kopan ne dore(dhe me pras ne bythe) rilindasit merobaziste dhe (c)endrifugiste…..
    Keta do t’i kishte zili edhe Gestapo!

  3. Eshte nje fare Andi i nipi i Kapos dhe biri i Bushatllinjve? Jane edhe nja dy komentues! Pra nuk egziston 2 Prilli i shkodranishtes! Nuk egziston druri qe hengrem nga kosovaret dhe firmat Piramidale! Nuk egziston 96-97!Vrasja e Azemit, grushti i shtetit! Nuk egzisto Gerdeci! Nuk egziston Trebicka!Nuk egziston Saliu dhe Zeni,Meta dhe Monika! Urime injoranti medioker Andi me gjithe komentuesit injorante gjysem analfabete! Eshte nje vetem nje tragjedia shqiptare! Saliu!

  4. Ore mire e ke,PO ne 97 I vrane per qejf 3000 njerzit dhe kush e rruajti,Jo me per theatrin njerzit skane buk kurse ti e ke hallin e lirise.As we duam me shume liri,para kaosit diktatura eshte me e mire.

  5. po nqd doni te merreni me te shkuaren fillojeni nga xhaxhi mos e filloni kur tju teket juve, ju kujtoje ka akoma persona te lidhura si familiarisht edhe “profesionalisht” direkte me komunizmit, kujt po ja shisni kto budalliqe, meqe paskan bere gabime ata hajde bejme dhe ne fundja kemi pushtet, te blere me thase mjelli dhe ne

  6. Partite e djathtas vjedhin djathtas,partite e majta vjedhin majtas,partite e qendres si ajo e ish Bilushit vjedhin me dy krahet.Asnje person deri me sot nuk i paster ,hajdute dhe mashtrues kalibri,dhe ne duam lirine ? Ke liri,Liri Berishen apo Lirine Rames dhe Blushit.Ato aforizma kane vdekur me kohe,anje nuk e rruan me ,te gjithe hidhen ne sulm per vjedhje..tradite e lashte e jone.Teatri do shembet sic eshte shembur e gjithe shqiperia,nuk ka zot qe e ndal.,nqs Rama e ndalon ,tjetri(por jo Basha trahanaja) do ta shkaterroje fare,ky eshte nje proces kombetar qe krimbi qe ka hyre nuk ka njeri qe ta nxjerre.Te gjithe pa perjashtim mbajne ere nevojtoreje,edhe gazetaret jane pjese e ketij krimbi qe ka hyre ne trup.Jo po hajdeni dhe flasim per lirine.

  7. Po fashistoid pse e quan xhanem? Nacional – Socializmi nuk shkaterron vendin, perkundrazi ka ne plan te pare kombin dhe interesin kombetar, te popullit. Eshte komunizmi ai qe ka axhende globaliste, internacionaliste. Te kane plasur syte apo te ka lene mendja? Nuk e di se Rama me te vellane, Veliaj etj jane vegla te Soros qe kerkon te zhbeje kombet e Europes me emigracion masiv nga Afrika? A nuk i sheh Ramen qe mban yll ne xhakete, apo te vellain me bluze te Ceguevares? Keta jane komuniste.

  8. Nuk i kuptoj dot as Andin, as Elsa Demon, as Aleancistet e ndryshem.

    Prishja e godines se Teatrit per ti hapur rruge zhvillimit te nje investimi te madh privat per qytetaret e Tiranes eshte lajm shume i mire. Nga ky zhvillim ata perfitojne 1) nje godine te re Teatri, moderne e ku e ku me funksionale se aktualja, 2) qindra milione euro ne taksa e tatime (tvsh, tatim fitimi, etj. me rradhe), 3) 100 + mln euro investime te drejteperdrejta vetem per godinat (parà qe injektohen ne ekonomine e qytetit), 4) rikualifikim te zones (sot eshte si shurrtore e gjithe ajo pjese), qe do te thote perfitim i madh i terthorte per te gjithe (qe e jetojne ate qytet) dhe i drejteperdrejte per pronaret e pronave te paluajtshme nga Rr. e Durresit dhe e Kavajes, deri tek ajo e Elbasanit (rruge qe komunikojne me zonen ne fjale) pronat e te cileve rriten ne vlere nga ky rikualifikim, 5) mijera vende te reja pune, si gjate realizimit ashtu edhe me pas, per mirembajtjen, sherbimet, etj. me rradhe.

    Per te gjitha sa me lart vlera e prishjes se godines dhe zhvillimi i zones as qe diskutohen. Ha debat % e takses ose % e perfitimit te drejteperdrejte te Shtetit kundrejt fitimit te larte te sipermarresit privat. Ketu po do te ishte bukur sikur te fokusohej debati. Te luftohej per tejdukshmeri me shifrat. Te silleshin shembuj nga tregu i pronave te paluajtshme ne zone aktualisht e keshtu me rradhe. Ti kerkoheshin privatit edhe investime te tjera, si pjese e marrveshjes, jo vetem godina e re e Teatrit e keshtu me rradhe.

    E kuptoj se e shtruar keshtu beteja nuk ju sjell artisteve asnje perfitim, por sinqerisht per ata nuk shqetesohem shume. Artistet kane shume mekate per te lare. Si nenpunes te Shtetit, deri me sot nuk kane ngritur kurre zerin per problemet e stermedha qe kane nenpunesit e tjere, publike apo private ne Shqiperi (ta ngrinin keta, sepse keta kane ZE, punetoret e mjere JO!). Si intelektuale te vendit, te pajisur me nje pushtet te ndryshem por po aq te fuqishem sa ai politik dhe ekonomik, pushtetin KARIZMATIK , nuk jane bere deri me sot kurre te gjalle per problematikat e stermedha qe ka kaluar e po kalon vendi. Prandaj sot nuk po ju del asnjeri ne krah, sepse keta i kane tradhtuar bashkeqytetaret e tyre me kohe.

  9. Bushat ta kaloi Tosi me Skype ja brreisha para teje! C’do te besh tani? Ke ndonje urdher tjeter nga qeni sali? Nje injorant pyet se cfare eshte 2 prilli ne Shkoder ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu