• |
ide | kryesore

Varane bën diferencën në 45 minuta; Francë 1-0 Uruguaj

Rusi 2018, Sport



Shumë ekuilibër në cerekfinalen e parë të Rusi 2018. Franca e Uruguaji ndahen në 45 minutat e para në Nizhni Novgorod vetëm nga një gol në minutën e 39 nga Raphael Varane. Franca e Didier Deschamps kërkon të legjitimojë statusin e pretendentit kryesor, përballë një Uruguaji agresiv e që pavarësisht nga mungesa e madhe e Cavanit tenton ta vendosë nën presion kundërshtarin.

Deschamps kishte vetëm një lëvizje për të kryer: zëvendësimin e Matuidi. Në vend të mesfushorit të Juventus preferoi Tolisso, më tepër për tu ruajtur nga mungesa e ekuilibrit në mesfushë. Mbappe ishte emri më i përfolur, por sulmuesi francez është mbyllur në të gjitha rastet nga Laxalt, në një tjetër provë super.

Suarez ka mbi vete kujdesin e Varane dhe Umtiti, por në mungesë të shfaqjes para portës të sulmuesit të Barcelonës, barazimin mund ta shënonte Caceres, në një goditje me kokë që ekzalton aftësitë e kapitenit Lloris.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *