• |
ide | kryesore

Rusi-Kroaci, zbulon të katërtën më të mirë të botës

Rusi 2018, Sport



Në Fisht Stadium të Sochi braziliani Sandro Ricci do të jetë arbitri i çerekfinales së fundit që do të shohë përballë njëra-tjetrës të zotët e shtëpisë Rusinë kundër një Kroacie në formë optimale. Një tjetër sfidë që nuk mund të parashikohet në rrugëtimin drejt Kupës së Botës “Rusi 2018”. Ajo që do të jetë e sigurt në orën 20:00, në fakt, do të jetë vetëm spektakli që do të dhurojnë dy formacionet që tashmë shohin nga afër mundësinë për të hyrë dhe për t’u bërë pjesë në katër të parat e botës.

Duke parë formacionet e mundshme, trajneri Cherchesov pritet të konfirmojë pjesën më të madhe të skuadrës që tejkaloi Spanjën në 1/8: 3-4-2-1 me Akinfeev në portë, Smolnikov që duhet të kthehet titullar në mesfushë dhe dyshja e formuar nga Cheryshev dhe Golovin pas shpatullave të puntës së vetme që duhet të jetë Dzyuba.

Nga ana tjetër një Kroaci që në këtë aktivitet, më madhori në botën e futbollit, është shfaqur një nga skuadrat më në formë dhe shumë afër asat që arriti gjysmëfinalen në 1998. Trajneri Dalic do të hedhë në fushë 4-3-3-1 me Subasic në portë, Vrsaljko dhe Strinic në krahët e mbrojtjes për të shtyrë një mesfushë me Brozovic dhe Rakitic për të krijuar dhe mbyllur. Tri gjysmëpunta me Rebic, Modric dhe Perisic në mbështetje të Mandzukic pika e referimit në sulmin kroat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *