• |
ide | kryesore

“Lavdi Ukrainës”, Vida rrezikon dy ndeshje pezullim

Rusi 2018, Sport



Botërori i Domagoj Vida rrezikon të jetë mbyllur pas triumfit ndaj Rusisë. po jo sepse Kroacia e tij u mund, përkundrazi, por sepse pas triumfit dramatik me 11 metërsha ndaj Rusisë, mbrojtësi ka festuar në rrejete sociale me një postim “Lavdi Ukrainës”, që mund ti shkaktojë dy ndeshje pezullim, e konsideruar si frazë anti-ruse.

Fifa ka hapur një hetim mbi mbrojtësin e përfaqësueses kroate Domagoj Vida, që në përfundim të ndeshjes së fituar me penallti kundër Rusisë, për cerekfinalet e Botërorit, ka festuar në rrjetet socilae duke postuar frazën: “Lavdi Ukrainës”, dukshëm në pikëpamjen anti-ruse. Hapja e hetimit është konfirmuar nga Fifa.
Në videon, e postuar në Facebook, duket Vida që feston fitoren bashkë me Ognjen Vukojevic, ish-lojtar i kombëtares e tani në stafin e skuadrës së drejtuar nga Zlatko Dalic, dhe thirrja “Lavdi Ukrainës. Kjo fitore është për Dinamon e për Ukrainën… Para Kroacia!”.

Me hapjen e hetimit Vida rrezikon dy ndeshje skualifikim dhe një gjobë prej 5 mijë franga zviceriane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *