• |
ide | kryesore

Aktorja poston foton që Mirela Kumbaro nuk do të donte ti’a shihnin kurrë

Paparazzi, Slider



Konfliktet në politikë, përplasjet në biznes, përplasjet e banditëve në klube nate dhe të kriminelëve në rrugë, shpesh janë shumë më pak violente sesa mëria e grave për njëra tjetrën. Këtë e ka dëshmuar aktorja e estradës Marjana Kondi që me sa duket nuk i del inati me ministren e kulturës. Pak kohë më parë gjatë një takimi mes saj dhe artistëve që donin të mbroni teatrin, Mirela Kumbaro, ndoshta pa qëllim i ngatërroi emrin në aktores. Por për një grua dhe mbi të gjitha për një personazh të njohur ky mund të jetë fundi i botës. Dhe Marjana nuk ja fali. Ajo ka botuar në faqen e saj në instagram që e mban me emrin mariamadalena një foto ku ministrja ndodhet e ulur në karrigen e saj në sallën e Kuvendit të Shqipërisë gjatë një seance plenare, dhe është fotografuar në një moment, teksa pastron hundën me duar, shkruan gazeta express.

“Kujdes nuk është mirë kështu se je dhe femër, elegante flok të gjata akoma ke veroren, s’e ke parë akoma dallëndyshen e parë që s’e ke hequr nga dora… jo gishtin në hundë se është turp… lum ti për karakterin që ke! Vuaj unë e shkreta për gjithçka, do marrë shembull nga ty që sot e tutje”, ka komentuar aktorja e humorit në rrjetin social Instagram.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *