• |
ide | kryesore

Johnny Depp, përleshje fizike me stafin

Paparazzi, Slider



Problemet e Depp kanë qënë t shumta që nga divorci i tij e deri tek problemet financiare. Telashi i tij më i fundit ka të bëjë me një nga menaxherët e stafit të tij. Gregg “Rocky” Brooks, menaxheri i skenës raporton që është goditur dy herë në pjesën e poshtme të kafazit të kraharorit nga ana e Depp. E gjithë kjo situatë është krijuar vetëm se stafi ishte vonuar për të nisur xhirimet dhe menaxheri kishte dhënë urdhër që ata të ktheheshin mbrapsht për në studio pasi leja që i kishin marrë autoriteteve kishte mbaruar.

Pas debatit me aktorin e njohur, menaxheri ka marrë goditjet. Stafi është kujdesur që të shuajë sherrin dhe në ato momente Depp thuhet t’i ketë thënë Brooks që ai ishte aq i paaftë për të bërë punën dhe për të goditur saqë nqs do arrinte të godiste një herë drejt tij do të meritonte 100 mijë dollarë shpërblim.

Pritet që shperblimi i përmendur të vendoset si gjobë nga gjykata dhe aktori mund të ketë telashe me kompanitë kinematografike. Ngjarja është mjaft e freskët pasi ka ndodhur vetëm një javë më parë dhe akoma nuk ka pasur ndonjë deklaratë nga kompania që i kishte punësuar të dy palët e konfliktit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *