• |
ide | kryesore

Republika kazino, çfarë i jep fund marrëzisë së Ramës?

1, Ide

Kush do të kuptojë realisht atë që po ndodh me Teatrin Kombëtar, nuk mund t’a shohë të shkëputur nga dinamika e gjatë e vendimeve të qeverisë dhe nga aktet e saj të fundit. Për ditë me radhë ne jemi ngërthyer në një debat shterpë, nëse duhet ruajtur godina e vjetër apo duhet një e re, nëse aktorët janë të unifikuar apo të përçarë, nëse ka më tepër rëndësi modernia apo tradicionalia, nëse është më i sinqertë Kastriot Çipi, apo Altin Basha.

Por, të gjitha këto kanë shërbyer vetëm për një gjë: për të fshehur një vjedhje të madhe. Për të mbuluar një biznes me fitim mbi 200 milionë euro, në sajë të 6 grataçielave që Fusha do të ngrejë në truallin e teatrit të shembur.

Për të kuptuar se kjo nuk ka lidhje me një debat estetik mes të bukurës dhe të shëmtuarës, mes të mirës dhe të keqes, mes moralit dhe mungesës së tij, na shërben edhe një vendim që qeveria Rama po përgatitet të marrë paralelisht me atë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Fjala është për dhuratën e re fiskale që ajo po përgatitet t’u bëjë kazinove, pikave të llotove dhe basteve, pra gjithçkaje që lidhet me sportin kombëtar të kumarit.

Po të shohësh propozimin për paketën e re fiskale, dallon me lehtësi se këtej e tutje buxheti i shtetit do të mbledhë më pak para nga pronarët e llotove.

Lexo më tej për temën:

Si e shpjegon BIRN faljen e parave që po i bëhet pronarëve të kazionove

Pse Rama po e thellon paktin e marrëzisë me kazinotë

Dhe ironia është se kur dy vite më parë atyre i’u bënë të tjera lehtësime, arsyetimi ishte diametralisht i kundërt: Ata duhen përkrahur se derdhin shumë para për të cilat buxheti ka nevojë.

Kjo histori mashtrimesh të paskrupullta është tejet e gjatë.

Pesë vite më parë, në fillimet e qeverisë së tij, Edi Rama, së bashku me krahun e tij të djathtë, Saimir Tahirin, nisën një operacion të bujshëm të titulluar “Fundi i marrëzisë”. U mobilizuan mbi 6 mijë policë, u rrethuan pikat e basteve me shirita ku shkruhej “skenë krimi” dhe kryerilindasi shpalli devizën: “ka ardhur dita t’i japim fund këtij fenomeni”. Strategjia përbënte një fabul të mrekullueshme: Dërgimin e kazinove drejt hoteleve me 5 yje që do të lulëzonin në erën e re të zhvillimit ekonomik dhe zhdukjen e tyre nga qendrat e qyteteve. “Ne nuk mund të pranojmë një ves të neveritshëm që po shkatërron familjet dhe psikikën e qytetarëve”, thoshte atëherë me ton prej rilindasi, Rama. Për ta realizuar këtë objektiv, pas show-t të shtatorit 2013, ai vendosi një datë: shqiptarët do t’u thoshin lamtumirë kazinove, pikave të basteve dhe makinave elektronike, në dhjetor 2016.

Por kur u afrua ky afat erdhi, pushteti i parasë bëri të vetën. Me argumentin kryesor se taksat e kumarit mbanin buxhetin e shtetit (pra të atij buxheti që po ia zhveshin sot një pjesë të këtyre parave), një grup deputetësh rilindas imponuan shtyrjen edhe me dy vjet të afatit të qëndrimit të pikave të basteve në qendrat e qyteteve.

Kur u pyet nga gazetarët, mashtrimi i Ramës ishte epokal: “Unë mbetem për zhdukjen e bixhozit, por në këtë pikë jam minorancë në PS” (video poshtë). Pra me një fjalë Rama donte, por nuk i bindeshin deputetët. Pra kryeministri tolerant dhe demokrat i përulej vullnetit të shumicës së tij.

 

Për t’u kthyer sërish te teatri, gënjeshtra e Ramës bëhet edhe më qesharake. I njëjti kryeministër, që u fiksua nga kamerat duke i bërë një sherr banal Pandeli Majkos, vota e lirë e të cilit nuk i prishte asnjë punë, në një rast tjetër, bën sikur nuk i binden deputetët. Pra ai do të na lërë të besojmë se ai grup me njerëz pa personalitet, që u tregua i gatshëm të ngrinte kartonat për një ligj special grabitjeje, dikur nuk i qenka bindur vullnetit të tij për të mbyllur kazionotë.

Njësoj si ky mashtrim banal edhe ai tjetri, (që njëherë u bën favor pronarëve të kumarit me pretendimin se ata mbushin buxhetin e shtetit dhe herën tjetër i favorizon duke i rënë në qafë buxhetit), janë të mjafta për të kuptuar se pas çdo përralle të rilindjes fshihet një projekt grabitjeje.

Ashtu sikurse pas shëndetësisë falas fshiheshin koncesionet milionëshe të Check- up, sterilizimit dhe dializës, ashtu sikurse pas pastrimit të qyteteve, fshihej megaafera e inceneratorëve, ashtu si pas teatrit modern fshihet grabitja e truallit publik, po kështu edhe pas “goditjes së kumarit”, fshihej gjoba e majme për pronarët e këtij biznesi me fitime 100 milionë në vit. Kjo është historia e qeverisjes së Rilindjes që nisi me aksionin, gjaoja të moralshëm, të luftës ndaj kumarit.

Gjashtë vite më parë, Edi Rama erdhi në pushtet me premtimin e madh për t’i dhënë fund marrëzisë që kishte kapluar vendin. Gjashtë vite më pas, ai e ka shfrytëzuar këtë për të ngritur një regjim kleptokratik dhe të marrë. Prandaj, tani është koha t’i jepet fund marrëzisë së tij.

©Lapsi.al

11 Comments

  1. Keshtu si e ka nisur ky trapi edhe pak edhe ty Bushat do te privatizoje(ose je ne kete rruge).Vetem te vdekurit lerini rehat,se te gjallet nuk kane din dhe imam,Eshte bere nje corap qe nuk ka zot ta zgjidhi,Luli mori 13 milion euro mbasi i futi njerzit ne nje ombrelle demokratike ku kendohej tre here ne dite namazi kombetar.Mehdiu eshte pusht,hajdut dhe frikanac,kontrabandist dhe i paafte,familja e ka hallin e burgut,gjykatesi na del i burgosur,K/prokurori arratiset se ka vjedhur,Monika ka 11 banjo ne gjirin e pazot(keshtjelle)…kush do ta frenoje Ramen,? Bushat kot flet ,je i pafuqishem karshi kesaj ulukunie ujqerish.

    1. “Luli mori 13 milionë euro pasi i futi njerëzit në një ombrellë demokratike……”gënjen pa pikë turpi ky farë Ibe nga Manastiri . Mehdiu qenka “pusht,hajdut, frikanak,kontrabandist dhe i pa aftë”. “Monika ka 13 banjo”.
      A mund të paraqesësh këtu prova e dokumenta që i vërtetojnë këto akuza o pjella e Mero Bazes ?
      Nëse jo, dije se personat të cilët i akuzon, kanë të drejtën ligjore të të hedhin në gjyq e po s’pate paratë të paguash gjobën për shpifje, të bësh edhe burgun.
      Po me çfarë meresh ti more fundërinë që i paske bërë këto “zbulime” ?
      Mos je pastrues i haleve të Monikës ?
      Nëse e ke fjalën për ato 13 milionët që Gjykata e Strasburgut e detyroi qeverinë e Ramës t’ju paguaj qytetarëve të cilëve në mënyre të paligjëshme ju a prishi pallatin, ti si qytetar i këtij shteti duhet të kërkosh që këto para të mos dalin nga buxheti, nga taksat , por ti paguaj Rama nga xhepi i tij thes i parave miliardash të drogës.
      Ka dalë një marifet tjetër tani i propogandës punisto-socialiste.
      Duke e ditur se ju ka shpërthyer në publik era e ndyrë e krimit, korrupsionit e drogës, keni gjetur mënyrën për t’ju shmangur ndëshkimit, me akuzat idiote se edhe ju të opozitës jeni njëlloj si ne po ja që “popullit” shqiptar i përvëlon zemra për ne e na jep votat..

  2. Bravo Bushat por nuk mjafton.Nuk mjafton te shkruash dy rreshta per nje teme kaq te ndjeshme sociale dhe ekonomike.Nuk mjafton ta limitosh artikullin vetem tek lehtesirat fiskale qe i behen klientve te qeveris.Nuk mjafton….Kjo eshte tema qe duhet te merren te gjitha mediat sot,kjo eshte madje edhe me e rendeishme se ceshtja e teatrit.
    Si ka mundsi qe nuk flet njeri per kete teme,a nuk i shihni pikat e basteve sportive qe kan mbir ne cdo cep pallati??!!26 pika bastesh ne 300 meter rrugic ,eshte cmenduri nuk besoj se munde te ket vend ne bote qe na afrohet ne ket statistik.Nuk ka lagje,rruge,rrugic apo pallat qe te mos ket nje ose disa pika bastesh.Pse ndodh kjo??Kush i zoteron keto kompani qe po e shkaterrojn kete shoqeri??Si nuk flet njeri per femijet qe po behen te varur nga bixhozi qe ne fillore,per familjet qe po shkaterrohen per njerzit qe po vetvaren.
    Edhe njeher bravo Bushat qe e ngrite kete teme por nuk mjafton……………

  3. O daku ,ne sistemin kapitalist ku jetoj me gjithsecili ben cfare ti doje trapi me trupin ,mendjen,pasurine e tij private dhe nuk I jep askujt llogari. Ne sistemin e xhaxhit duhet te justifikoheshe per sjelljet dashurore , veshjet ,floket,bixhozin,televizorin,muziken,pasurine ose opinionin e te tjereve per ty.Ai sistem ka vdekur dhe jemi ne kohen e njerezve te lire.

  4. Çfarë i jep fund marrëzisë së Ramës? Vetem nje marrezi popullore(revolucion francez) i jep fund jo vetem marrezise se ketij te marri por te gjith marrezise se kastes sone politike . Marrezia ketu tek ne po arrine maxhorancen apsolute (mbi 2/3) . Nese njerezit nuk ndergjegjesohen dhe te kundershtojne sot , neser eshte vone dhe do pesojme si fabula e bariut me burimin e ujit qe po te pije atje budallepseshe . Ne nje fshat te thelle nje bari kulloste bagetite prane nje burimi dhe nuk linte njerezit te pinin uje tek ky burim duke i bindur qe ai uje ishte i mallkuar dhe pirdhje nga trute . Nje dite nje nga burrat e fshatit nuk ju bind edhe pse bari ju lut dhe sterlut por me kot ai piu dhe iku me mish lepuri . Nga dita ne dite ata qe nuk i bindeshin shtoheshin she njekoesisht shtoheshin edhe te lajthiturit . Deri ne diten qe te mençurit ishin maxhorance gjerat shkonin akoma mire por , vjen nje dite dhe budallenjte u bene shumice dhe kjo shumice shtohej nga dita ne dite derisa u be shumice apsolute (perveç bariut) . Gjate gjithe kesaj kohe i gjithe fshati merrte tatepjeten per ne mal vetem e vetem te talleshin me bariun . bariu i gjore duroi sa duroi dhe i tha : te dashur vellezer une u perpoqa por nuk ja dola , tani do me falni vetem pese sekonda , dhe piu uje . Konkluzionin nxirrjani vete . Une uroj qe ne kete vend te fitoje bariu dhe jo marrezia e politikaneve tane .

  5. I paemer edhe gjykatesit hajdut edhe k/prokurori i arratisur nuk jane shpifje por VJEDHJE -e kane emrin qe ty te mungon.Kurse per 11 banjot e Monikes shko dhe shihi nga afer(nqs jeton ne shqiperi) keshtjellen qe ka ngritur ne token shteterore,kurse per Mehdiun eshte prova e gjykates Italiane per fallsifikim(ai nderroi edhe mbiemrin ) njelloj si gjykatesi qe u denua me burg ne Itali dhe pastaj u be gjykates i larte,ashtu edhe Mediu mashtroi,jane fakte.Neise ti dukesh qe akoma s’ke vene brisk ne fytyre dhe je pionier … oh sa ka,por do rritesh dhe do mesosh akoma me shume.Gjej nje mbiemer se gjer tani vetem sa ke perkthyer pseudonimin qe ke perdorur.

  6. Andi dhe komentuesit e tij analfabete! A i dini pasurite e saliut? Po te Metes dhe te Rames! Ate te beje mediokri Andi po qe i zoti jo te merret me llogje kafenesh!

  7. Per te ndalur nje psikopat ia del vetem nje psikopat me i madh… e kesaj i kemi friken, thote psikiatri Andrew Lobazewski. Pra na duhet nje njeri shume i forte ose nje psikopat me i madh.

  8. O Andi ! Duhet nje investigim gazetaria nga ana e medias per te na share Ramen dhe mbrojtur Saliun! Njeri komentues shan tjetrin sepse dikush mbron vrasesi sali dhe dikush ramen! Keto qe na thote Andi por edhe Tosi ! Per mendimin tim thote Lubonja! Te njejten gje edhe Andi dhe komentuesit gjysem analfabete! Duhet investigim jo fjale kafenesh! Keto llogje qe Andi shkruan c’do dite jane sic thote saliu “per te fshire By,,,n”!Por mercenaret nuk duan te dine per fakte! Mjafron te shajne dhe kaq mbaroi detyra e tyre! Ju shtoni jeten me komentet injorantesh! Urime Albania!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu