• |
ide | kryesore

“Kritikat janë për të dobëtit”

Sport



Dani Alves gjithmonë e ka treguar se është si një vëlla i madh për Neymar-in. Ish-sulmuesi i Barcelona-s, që ka siguruar se do të vijojë qëndrimin te PSG-ja, ka pranuar se është ndjerë shumë i trishtuar për eliminimin e Brazilit në çerekfinale të “Rusi 2018” nga Belgjika. Por mbrojtësi i PSG-së i është përgjigjur edhe akuzave të kritikëve ndaj Neymar, që e konsideruan yllin e PSG-së fajtor për eliminimin e Seleçao-s.

“Kritikat ndaj Neymar ishin të ekzagjeruara. Gjithçka që ai bën transformohet në lajm, nëse bëhet emotiv, e kritikojnë, nëse lyen flokët, e kritikojnë, do të doja të shihja të tjerët në vendin e tij. Ne duhet të përqëndrohemi te gjërat që na bëjnë më të pjekur dhe më të fortë, pjesa tjetër janë vetëm marrëzira. Kritikat janë arma e të dobëtit. Të kritikosh Neymar-in dhe lojtarët e tjerë të këtij niveli është e lehtë, por është e vështirë të bësh atë që ata bëjnë”, u shpreh ndërkombëtari brazilian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *