• |
ide | kryesore

Vettingu/ Jepet sot vendimi për gjyqtarin Zaganjori, ndërsa nesër jepet për Rovena Gashin

Lajme, Të fundit



Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, do të mësojë ditën e sotme vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nëse do të rikonfirmohet ose jo në detyrë. Ai u përball me KPK-në të premten në një seancë që zgjati tej parashikimeve gjithashtu.

Fillimisht, KPK vlerësoi se kreu i Gjykatës së Lartë pati bërë deklarime të pasakta të pasurisë dhe kontrata fiktive. Por ai u mbrojt duke thënë se kontratat ishin formale për pronën dhe brenda ligjit. Zaganjori ka deklaruar një apartament 293 metra katrorë në rrugën “Dedë Gjo Luli” në Tiranë; një dyqan i deklaruar si bibliotekë; një bodrum 65 metra katrorë dhe një zyrë prej 15 metrash katrorë.

Të gjitha këto pasuri ndodhen në të njëjtën godinë, e cila është ndërtuar nga gjyshi i bashkëshortes së tij. Zaganjori pranoi se kontratat ishin fiktive, por brenda ligjit. Po kështu, ditën e nesërme në orën 9:30 do të jepet edhe vendimi për Rovena Gashin.

Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme është pezulluar nga detyra pasi është nën hetim për mosdeklarim të pasurisë. Ajo nuk u paraqit në seancën dëgjimore dhe as nuk dërgoi avokat. KPK vërejti shkelje për pasurinë e Gashit dhe deklaroi se ajo është munduar ta zvarritë procesin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *