• |
ide | kryesore

“Cristiano Ronaldo më kujtoi të njëjtat emocione kur mora Fenomenin”

Sport



Massimo Moratti është kthyer të flasë për transferimin e Cristiano Ronaldo-s te Juventus-i: “Do ta kisha menduar nëse do të isha aktualisht presidenti i Inter-it? Ndoshta po. Juventus i ka bërë gjërat mirë, më pëlqeu surpriza që krijon bukuria e një blerjeje të tillë, kjo është një dhuratë e vërtetë për tifozët. Me Cristiano Ronaldo-n kam përjetuar të njëjtat emocione si dikur me Ronie-n (Fenomenin). Komplimente Juve-s, kanë bërë një goditje të bukur”, ka thënë sih-numri një i zikaltërve për RTV San Marino.

Më tej, për Inter-in shtoi: “Më duket se është përforcuar. Ka humbur dy lojtarë të mirë si Cancelo dhe Rafinha, por ka gjetur lojtarë të kalibrit të lartë. Besoj se duhet të bëjë një kampionat shumë të mirë, por mendoj se mbi të gjitha duhet të jenë shumë të kujdesshëm edhe në Champions League”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *