• |
ide | kryesore

Georgina mohon aludimet se është ndarë nga Ronaldo

Paparazzi, Slider



Të mërkurën, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez u kthyen në Madrid për të prezantuar biznesin e ri të futbollistit.

Të dy u panë bashkë , pavarësisht thashethemeve për një krizë dhe madje edhe për një ndarje. Modelja ka qenë në çdo moment pranë tij, por emisioni Mediaset ka dashur të hetojë këtë çështje, ndaj gazetarja Leticia Requejo iu afrua çiftit për të sqaruar situatën e tyre.

Pas prezantimit të ujit të ri mineral, ata mbajtën një konferencë për shtyp në të cilën nuk donin të bënin deklarata personale, por pasi mbaroi, gazetarja e programit Telecinco mundi të bisedonte me Georginën dhe e pyeti për thashethemet se tregojnë për një fund të marrëdhënies me ish-sulmuesin e Manchester United.

“Sigurisht që jo”, iu përgjigj  ajo, madje pak e inatosur nga pyetjet e vazhdueshme për këtë temë. Por nuk u ndal me kaq, Rodriguez më pas u pyet për mundësinë e një dasme. “Sigurisht”. Diçka për të cilën ka dashur t’i përgjigjet edhe Cristiano, i cili i qëndronte pranë, duke theksuar: “Një ditë me siguri”.

Vetëm një muaj më parë familja Aveiro ka lëshuar një deklaratë pas publikimit të një lajmi nga media arabe. “Dolores Aveiro akuzohet se iu drejtua magjisë për të ndarë Ronaldon nga Georgina Rodriguez”, shkruante titulli.

Motra e Cristianos ishte përgjegjëse për lëshimin e një përgjigjeje që kritikonte këtë raport lajmesh. “Kam hapur një rrjet social dhe kam gjetur këtë lajm nga më të ulëtat që ekzistojnë… Kësaj radhe nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. As kjo gazetë plehra, as burimi”, deklaroi Katia. “Jemi në një epokë ku çdo gjë shkon për të marrë pëlqime. Nëna ime është pothuajse 70 vjeç. Unë vetë do i shkoj deri në fund që kushdo që ka pasur idenë brilante për ta botuar këtë ta paguajë”, vijoi ajo./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *