• |
ide | kryesore

VIDEO/ Marina greke publikon pamjet si njerëzit vraponin për t’i ikur zjarrit

Lajme, Të fundit



Marina greke ka publikuar një video gjatë operacionit të shpëtimit në Mati gjatë orëve të para të mëngjesit të 24 korrikut në Mati të Greqisë. Pamjet tregojnë sesi njerëzit vrapojnë drejt detit për ti shpëtuar flakëve dhe në pritje të anijeve për tu larguar.

Të mërkurën anija ushtarake “Elli” u zëvendësua me frigatën “Themistocles” e cila vijoi operacionin e kërkimit në një rreze më të gjerë për gjetjen e personave që ishin shpallur të humbur. Rezulton se 700 persona arritën të shpëtohen me varka gjatë flakëve që përfshinë zonën bregdetare të Athinës, në Atikën Lindore. Zjarret shkaktuan 82 të vdekur, mes tyre vendas dhe shtetas të huaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *