• |
ide | kryesore

CAS konfirmon pezullimin shembullor për Jérôme Valcke

Sport



Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) konfirmoi pezullimin 10-vjeçar të ish-sekretarit të FIFA-s Jerome Valcke mëngjesin e të premtes.

“Unë kurrë nuk kam qenë i përfshirë në një mënyrë apo një tjetër në negocimin e kësaj kontrate, negociatat drejtoheshin nga Niklas Ericsson (atëherë Drejtori i Departamentit të TV FIFA) dhe stafi i tij. Kontrata ishte shumë më e lartë se ajo e mëparshme. Historia e korrupsionit është absolutisht e pakuptimtë”, kanë qenë fjalët mbrojtëse të artikuluara nga Jerome Valcke në 4 prill, i akuzuar nga drejtësia zvicerane që nga tetori 2017 për një çështje korrupsioni që lidhet me atribuimin e të drejtave televizive të Kupave të Botës 2026 dhe 2030.

Pavarësisht mohimit të akuzave nga Valcke, sipas “Le Monde”, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka konfirmuar pezullimin 10-vjeçar të vendosur nga organet disiplinore të FIFA-s ndaj ish-Sekretarit të Përgjithshëm.

Një pezullim që i bën jehonë shkarkimit të tij pas akuzave për përfitim nga shitja në treg të zi të biletave të Kupës së Botës “Brazil 2014”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *