• |
ide | kryesore

Një ditë pasi kaloi vettingun, enigmë vetëvrasja e gruas së gjyqtarit Dritan Hallunaj

Kryesore, Lajme



Gëzimi i gjyqtarit Dritan Hallunaj për kalimin me sukses të vettingut nuk zgjati shumë. Një ditë pasi ai u rikonfirmua në detyrë, bashkëshortja e tij i dha fund jetës duke u vetëvrarë. Enkeleda Hallunaj, 37 vjeç, u hodh nga kati i pestë i një pallati në zonën e ish-bllokut në kryeqytet.

Gruaja me profesion stomatologe dhe që punonte pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës, ka qenë e vetme në shtëpi kur ndodhi ngjarja e rëndë. Fqinjët thanë për mediat se dëgjuan një zhurmë të fortë dhe menjëherë dolën jashtë për të parë çfarë kishte ndodhur, teksa trupi i 37-vjeçares kishte prekur tokën.

‘Kemi dëgjuar një zhurmë, ishte aq e fortë sa nuk e menduam se ishte një trup njeriu. Ka qenë vetëm në shtëpi, sepse nuk kemi parë njerëz të tjerë të dalin. Kanë qenë disa kalimtarë duke kaluar, janë tromaksur. Ne lajmëruam policinë menjëherë’, tha një prej fqinjëve.

Në vendngjarje mbërriti policia, autoambulanca dhe kolegë të gjyqtarit Hallunaj, i cili ndodhej në Shkodër kur ka ndodhur ngjarja. Mbase për të ndarë me familjarë dhe të afërm gëzimin për kalimin me sukses të provës së vettingut. Enkeleda Hallunaj ishte nëna e një vajze 7 vjeçe.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Dyshohet se ajo ka kryer aktin e rëndë të vetëflijimit në kushtet e një depresioni të thellë. Mesditën e sotme Partia Demokratike kishte përgatitur një tjetër dalje për mediat nga selia blu, ku do të denonconte sërish gjyqtarin e Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj. Një ditë më parë PD akuzoi Hallunajn si gjyqtarin që liroi nga burgu Arben Frokun.

“Konfirmimi ne detyrë sot i gjyqtarit te Krimeve te Renda, Dritan Hallunaj, përgjegjës për lirimin nga burgu te mikut te Rames te Arben Frrokut, vrasësit te komisarit Dritan Lamaj është kambanë alarmi për sistemin e ri te drejtësisë dhe prove e qarte se vetingu nuk po ndëshkon prokurore e gjyqtare te korruptuar dhe ata te lidhur me krimin e organizuar”, thuhej në deklaratën e PD-së një ditë më parë.

Ndërkohë pas ngjarjes së rëndë me bashkëshorten e gjyqtarit Hallunaj, PD e anuloi konferencën e sotme për mediat. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të vdekjes së Enkeleda Hallunajt.

© LAPSI.al 



17 Comments

  1. Kush e perfoli gjykatesin haruni keto dite i vetmi njeri dhe drejtues I pd monstra I ketij vendi prej 28 vjetesh Bosi I klanit te veriut Trusti i Geshtenjave plaku sali ku flet ai mbjell vdekje.

  2. Gelltiti me Frrokajt i shoqi. Si puna Rames. Moren ne qafe nje shtet per nje bythe Tahiri qe vrau komisarin e policise. Si ka mundesi qe Komisari ishte ne detyre ne kombinat aty ku ishte Tahiri deputet, dhe Frroku u lirua kur ishte minister Tahiri. Gjynahet ne kete bote lahen…

  3. Kush komenton keta lapanjoze qe duke mbrojt salin kapin nje cope rroge,pastaj bejne dhe nga nje foto me salin dhe e mbajne ne portofol qe ta tregojne lart e posht.namyti te shkerdhefshin tropojanet ty dhe salivaret.

  4. “VETEFLIJIM” e quajten njezeri te gjitha mediat qene hedhjen nga Kati 5/8 i pallatit.
    Tani pas dazes pare jemi kaluar te fsza e dyte , ajo e “ENIGMES”.
    Llapsos i ka te gjithe fuksat ne dispozicion , gjejeni ju zgjidhjen e ENIGMES.

  5. Diten e djeshme “VETEFLIJIM” e quajten njezeri te gjitha mediat qene hedhjen nga Kati 5/8 i pallatit.
    Tani pas fazës pare kemi kaluar te faza e dyte , ajo e “ENIGMES”.
    Llapsos i ka te gjithe fuksat ne dispozicion , gjejeni ju zgjidhjen e ENIGMES.

  6. Kjo qe ndodhi ishte e rende dhe e tmerrshme. Ishte drame familjare. Probleme te brendshme qe ne shoqerine shqiptare , si shoqeri maskiliste qe eshte ndodhin dhe i degjojme shpesh. Ne kete vend te qelbur, femra mbetet nje krijese pa mbrojtje e dobet dhe teresisht e varur nga burri. Nuk i respektohen te drejtat. Meshkujt ( jo te gjithe) ne rastet kur shfaqen probleme familjare, behen arrogante, injorante dhe dhunues. KURRE nuk mund ta ndash nenen nga femija vete! Mund te ndahesh, eshte mese normale, por detyrimet qe ke si prindi tjeter duhet te respektohen deri ne nje. Leku madh per shqiptaret, qe deri dje ishin fukarenj dhe te pa dale, i prishi dhe i shkaterroj plotesisht. Ju prefte shpirti ne paqe te ndjeres!

  7. Te kisha permendur baballaret e ketyre loqeve do me kishin falenderuar,kur I permend salikarin keta turfullojne hajde kuptoi keta loqekoqe e Kara te shkref ku kane perfunduar,nje keshille kujdesuni per baballaret jo per salikarin tuaj.

  8. Me siguri ti paemer duhet te jeshe pjelle e ketij salikarit qe e mbron kaq shume kur je pjell e monstres qe 28 vjet te ka pallu ty e gjithe sorollopin tend.ai ju ka bere qe dhe njerzit tuaj te mos I doni,per kete te keqe ju flas por ju nuk mbushni.temjere.

  9. Tani radhen e ka gjyqetari,me pas Ed Kari dhe ne fund Frroku! Gjaku I komisar Dritan Lamaj nuk do te falet lehte,kudo QE te diten Frrokat,gjyqetari,Ruci dhe Edvin Haleja! Hija e ti do te ndjek edhe te pjellte tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *