• |
ide | kryesore

Haradinaj kundër Thaçit: Vetëm lufta i ndryshon kufitjë e Kosovës

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se lëvizja e kufijve të Kosovës mund të bëhet vetëm me luftë.

Sipas Haradinajt, çështja e vetme që mund të diskutohet me Serbinë është njohja reciproke.

“Kufijtë janë vendosur me luftë, veç lufta i luan. Kush kujton se luhen kufijtë ndryshe është gabim,” – u shpreh Haradinaj në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Qeverisë.

“Këta kufij janë vendosur nga Ushtria Çlirimtarë e Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-s, këta janë kufij lufte.” – shtoi ai.

Sipas Haradinajt, e vetmja temë që ka mbetur të diskutohet me Serbinë është vetëm njohja reciproke për të cilën ai thotë se e mbështet presidentin Hashim Thaçi.

“Kufijtë me i lëvizë i interesojnë vetëm (presidentit rus) Vladimir Putinit. Në kontinentin tonë, nuk ka tjetër kujt që i intereson”. 

“Ne nuk i takojmë hartës së tij. Ne i takojmë nja bote tjetër që e udhëheqë Amerika e ne nuk i përshtatemi lojërave e të tij, nuk i luajmë kufijtë”, u shpreh Haradinaj.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Ndarja e Kosovës/ A ka një pakt të fshehtë Thaçi – Vuçiç? 

Thaçit i del kundër edhe Kadri Veseli: Ndarja, jo temë dialogu! 

Ish-ambasadori shqiptar në OKB kundër ndarjes së Kosovës: Rrezikohet të krijohet një precedent i keq 



1 Comment

  1. Bravo Rambo por na duhen vepra,jo vetem fjale te mira qe gjithsesi e di gjithe populli qe ndarja con ne lufte. Pse nuk nuk e 10 fishon buxhetin e FSK?Ato para ndaji,dhe sapo FSK te shnderrohet ne ushtri, qe dmth ne ate moment kemi te drejte te bleme tanke, i perdor gjithe paret qe ke ruajtur. Pse serbet duan te arrijne marreveshjen shpejte e shpejte?Sepse e dine qe tani kur skemi ushtri zyrtare, jemi me te dobet, kurse po ta kishim FSK te armatosur me tanke, ata e dine qe skane shans te depertojne ne Kosove as me MIGet e tyre te vjeter.Keshtu qe vepro Rambo dhe shfrytezoji keto kohe, llogarit qe edhe pak jave apo muaj mund te jesh ne qeveri dhe pas teje mudn te vije nje qeveri e bute,si LDK qe as si shkon mendja per FSK. Keshtu qe Arme,ARME!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *