• |
ide | kryesore

Vëllai i Madonna-s, i pastrehë dhe i alkolizuar

Paparazzi, Slider



Këngëtarja e hitit “La Isla Bonita”, Madonna ka një vëlla Anthony Ciccole i cili ndonëse motrën e ka milionere, jeton rrugëve të Michiganit prej 7 vitesh. Anthony ka pasur probleme me alkoolin dhe shpeshherë ka akuzuar të motrën se nuk kujdeset për të dhe se nuk i intereson nëse ai është gjallë apo jo. Vëllai tjetër, Christopher së fundmi ka bërë të ditur se e kanë rikthyer të pastrehun në familje dhe po e merr veten.
“Unë jam një turp për ta. Edhe nëse vdes nga ftohti, ata s’kanë për t’u interesuar. Babai im do ishte i lumtur nëse do vdisja dhe nuk shqetësohen për mua”, është shprehur Anthony Ciccole. “Ajo nuk më ka dashur kurrë. As unë nuk e kam dashur. Nuk e donim njëri-tjetrin”, ka thënë i pastrehu për të motrën.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *