• |
ide | kryesore

Nominimet për Lojtarin e Vitit: përjashtim historik për Messi

F1, Sport



Lionel Messi nuk i ka mjaftuar të fitojë la Liga për të 9 herë në karrierë, që të futet tek tre finalistët e “Uefa Men’s Player of the Year”, cmimi vjetor që institucioni më i rëndësishëm i futbollit europian rezervon për lojtarin që është evidentuar më shumë gjatë vitit kalendarik.

Botërori i dobët i Argjentinës i ka kushtuar Messi përjashtimin e tretë nga podiumi në historinë e trofeut: kishte ndodhur në 2014, jo rastësisht pas një tjetër Botërori zhgënjyes e në 2016.

Këtë vit ata që do të luajnë deri në fund garën për trofeun janë Cristiano Ronaldo, kampion i Europës me Real Madrid për të tretin vit rradhazi e fitues i cmimit në 2016 e 2017, Lojtari më i mirë i Botërorit, Luka Modric, e Lojtari i Vitit në Premier League, Mohamed Salah.

Të tre janë përzgjedhur nga një juri prej 80 trajnerësh që kanë marrë pjesë sezonin e kaluar në Champions e Europa League, si dhe 55 gazetarë. Emri i fituesit do të zbulohet në 30 gusht.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *