• |
ide | kryesore

Hollanda përgatit lamtumirën e kampionit të saj kundër Perusë

Sport



Për Hollandën është koha e ndryshimit, rinovimit dhe shpresës që rezultate të tilla si mungesa në një Botëror të mos përsëriten më. E natyrisht, bashkë me rinovimin, vijnë edhe lamtumirat e ajo e Wesley Sneijder është tepër e ndjeshme për tifozët e Tulipanëve.

Në miqësoren kundër Perusë, Sneijder do të bëjë përfaqësimin e fundit me përfaqësuesen, sepse ish-mesfushori i Real Madrid e Inter do ti japë lamtumirën kombëtares.

Në fakt, janë 34 futbollistët e futur nga tekniku i Hollandës Ronald Koeman në listën paraprake për miqësoren kundër Perùsë, në program në 6 shtator në Amsterdam e sfidën e Nations League me Francën në Paris, në 9 shtator, ku spikasin Stefan de Vrij, Marten de Roon, Kevin Strootman, Hans Hateboer e Justin Kluivert.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *