• |
ide | kryesore

Nuk gjeti dot skuadër në verë, Eden Hazard i jep lamtumirën futbollit: “Duhet ndalur në kohën e duhur”

-Instant, Sport
Hazard



“Duhet të dish të dëgjosh dhe të ndalosh në momentin e duhur”. Kështu nis postimi i gjatë i publikuar në profilin e tij në Instagram nga Eden Hazard. Belgu, në moshën tridhjetë e dy vjeçare, vendosi të varë këpucët në gozhdë. I mbetur pa skuadër në verë pas përfundimit të kontratës me Real Madrid, lojtari belg njoftoi tërheqjen e tij në rrjetet sociale, duke i dhënë fund kështu efektivisht epokës së “Golden Generation”.

Një shtyllë e ekipit kombëtar belg për më shumë se një dekadë, Hazard i bëri për vete tifozët me lojën e tij teksa udhëhoqi “Djajtë e Kuq” në një gjysmëfinale të Kupës së Botës. Belgjika humbi ndaj Francës në 2018 dhe e morën vendin e tretë, me një fitore ndaj Anglisë. Futbollisti me origjinë nga La Louvière ka dhënë më të mirën e tij me klubet. Hazard ka veshur fanellat e Lille, Chelsea dhe Real Madrid me të cilat fitoi një Champions, dy Europa League, një Superkupë Evropiane dhe një Kupë të Botës për Klube. Këtyre u shtohen dy edicione të Premier League, dy të La Liga dhe një e Ligue 1.

POSTIMI

Një vendim i dhimbshëm, por që në të njëjtën kohë i jep vlerë futbollistit, i cili mundi të impresiononte tifozët e tij me shpejtësinë dhe teknikën e shkëlqyer të shfaqur në fushat e lojës: “Pas 16 vitesh dhe më shumë se 700 ndeshjeve të luajtura, kam vendosur të përfundoj karrierën time si futbollist profesionist. Unë arrita të realizoj ëndrrën time, luajta dhe u argëtova në shumë fusha në mbarë botën. Gjatë karrierës sime pata fatin të takoj drejtues, trajnerë dhe shokë të mëdhenj skuadre. Faleminderit të gjithëve për këto momente të bukura, do më mungoni të gjithë – nënvizoi Hazard në rrjetet sociale.

Lexo më tej: “Mëshirë për Hazard? Fare, nuk ka ndonjë jetë të keqe”. Kroos tregohet një ‘gjerman’ i vërtetë

“Gjithashtu dua të falënderoj klubet për të cilat kam luajtur: LOSC, Chelsea dhe Real Madrid. E falënderoj RBFA për përzgjedhjen time në kombëtare. Falenderim i veçantë për familjen time, miqtë e mi, këshilltarët e mi dhe njerëzit që më kanë qëndruar afër në të mirë e në të keq. Së fundi, një falenderim i madh për ju, tifozët e mi, që më keni ndjekur gjatë gjithë këtyre viteve dhe për inkurajimin tuaj kudo që shënova. Tani është koha për të shijuar kohën me të dashurit e mi dhe për të pasur përvoja të reja. Shihemi së shpejti jashtë fushës miqtë e mi”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eden Hazard (@hazardeden_10)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *