• |
ide | kryesore

Europiani humb zyrtarisht një kampion, Courtois nuk ia del: “Nuk do të marr pjesë në Gjermani 2024”

Sport, Video
Courtois



Real Madrid u detyrua të futet në merkato kur ai u dëmtua, Belgjika mund të thërrasë një portier tjetër, por për të dy nuk do të jetë njësoj. Është shumë e vështirë të zëvendësohet Thibaut Courtois. Numri 1 i Blancos dhe Djajve të kuq, është jashtë fushave prej muajsh, por do të vazhdojë të mungojë gjatë. Courtois pësoi një këputjeje të ligamentit kruciat më 10 gusht dhe tashmë ka lajmëruar me keqardhje se nuk do të marrë pjesë në Euro 2024.

NJOFTIMI I COURTOIS

Për turneun e Euro 2024, Belgjika do të duhet të bëjë pa portierin e Real Madrid (0 paraqitje këtë sezon). Fatkeqësisht për teknikun Domenico Tedesco siç ka sqaruar vetë 31 vjeçari në mikrofonat e Sporza: “Për shkak të dëmtimit tim nuk do të marr pjesë në Kampionatin e ardhshëm Evropian. Kam nevojë të rikuperohem 100%.

Lexo më tej: Priti gjithë goditjet e Liverpool, Courtois e pëson ‘golin’ nga e fejuara: propozim për martesë mbi jaht

KUR DO TË KTHEHET PORTIERI?

“Nuk dua të caktoj ndonjë datë apo objektiva – vazhdoi Courtois –. Mund të kthehem në fushë në maj, por nuk do të isha në gjendjen e duhur për të marrë pjesë në një ngjarje kaq të rëndësishme”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Thibaut Courtois (@thibautcourtois)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *