• |
ide | kryesore

Manchester City pa portier rezervë deri në janar, Guardiola lutet mos dëmtohet Ederson

Sport



Pas dy javëve të para të Premier League e gjithë çështja është se kush do ta ndalojë Manchester City e Guardiolas? E në këtë situatë një dorë duket se kundërshtarëve po i’a jep…fati. Madje, e parë nga Etihad, është fati i keq. Pas Kevin de Bruyne, që do të qendrojë jashtë për tre muaj për shkak të dëmtimit në gju, vjen një tjetër goditje për Citizens. Dëmtimi i gjatë e ndoshta mbyllje e sezonit për Claudio Bravo, portieri që luan në Kupë për Guardiolan. 35 vjecari kilian ka thyer tendinën e Akilit.

Lajmin e ka publikuar klubi në faqen zyrtare, duke shtuar se portieri do të fluturojë në Barcellonë për të kryer ekzaminimet që do të saktësojnë kohët e rikuperimit. Por Guardiola tani mund të ketë ndonjë problem të pamenduar me portierin e tij. Ederson është vërtetë portieri titullar i Citizens, por edhe…i vetmi portieri në organikë. E merkato është mbyllur. Paradoksale se si dëmtimi godet në pikën e vetme ku City mund të konsiderohet me mungesa. Por edhe klubi ka përgjegjësinë e tij, duke patur parasysh tre shitjet e bëra, dy nga të cilët, duke parë dëmtimin e Bravos, do ti ishin dashur shumë teknikut katalanas.

Në fillim të korrikut, City ka shitur tek Southampton të riun Gunn, portier i ciklit të fundit të Under-21 të Anglisë. Një karrierë e kaluar në moshat e klubit, por një e ardhme e mbyllur nga Ederson. Kështu, portieri premtues u largua nga Etihad për rreth 11 milionë euro. Por shitja më e keqe ishte ajo e Joe Hart tek Burnley, për vetëm 4 milionë euro. E të mendosh që si profil, pavarësisht ndonjë paqartësie që e ka karakterizuar gjithmonë, do të ishte portieri i dytë ideal: me eksperiencë dhe njohës i ambjentit. Tani klubit i duhet të gjejë një rezervë pa kontratë, ose ti besojë të riut Grimshaë, portierit të moshave. E të lutët që Ederson as të mos sëmuret e jo më të dëmtohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *